
Mbase kjo qe po shkruaj do te duket e pabesushme per brezin e ri per kohen qe po jetojme .Por per ne qe rina jone kaloj ne komunizem cdo histori duket sikur ka ndoshur sot. Ndaj per brezat tone mbete nostalgji e atyre viteve ku kaluam dhe e mbijetuam kohen. Ditem te gezojme dhe te lumturohemi, me ato qe kishim dhe nuk kerkonim nga prindrit privilegje ,sikur bejne femijet dhe te rinjet sot. Ku cdo femije ka celularit e vet ,ka komjuterin e vet. Ne ne lagje kishim nje telefon,apo gezimi me i madh i joni ishte te kishim nje televizor bardh e zi . Ku ai i shkrete duhet te hyje ne lotori per vite me radhe qe ta blije. Kjo ishte rinia jone e ato viteve.
Dhe ne ate kohe ne u aktivizonin ne aktivitete te ndryshme jashte shkollore ,por dhe ne grupe amatore dhe aktivitete te tjera kulturore e sportive.
E ne kete mori njerzish isha edhe une, si pjese perberse e moshatarve te mi ,qe mundohesha te aktivizohesha ne morine e shume aktiviteteve te rinise,shkruaja ne gazete lokale dhe pregatisja emisione me te rinjet ne radio. Kisha deshire te merrja pjese edhe ne filma te ndryshem,qe aso kohe qyteti im i lindjes preferohej shume nga kineastet dhe regjizoret,per vete bukurine qe kishte ai qytet dhe per bujarine qe te afronte.
Dhe diku nga viti 1981 ne Shkoder, aso kohe ishte nje grup qe po xhironte filmin “Qortimet e vjeshtes” dhe pasi shkova dhe bisedova me asistent regjizorin dhe kur me pa me kenaqesi me pranoi qe te isha pjesemarres ne ate film,kuptohet qe nuk do te kisha nje rol te mirefillte ,por nje pjese te vogel dhe ai e pa te arsyeshme , qe une te isha ne rolin e nje prifti . Dhe me shume deshire pranova dhe shkova ne gardeorope te merrja rrobat e priftit. Dhe si per cudi sapo i vesha ato mu pershtaten per trup,sikur te ishin bere vetem per masen time.
Dhe kur i shoh veten ne pasqyre u befasova ,me ate veshje dhe me shume deshire kisha te fiksohesha ne nje foto ,por a mund te behej ajo foto ne ate kohe, kur nuk behej fjale per fene,se komunizmi ishte aq i fuqishem dhe i eger , sa mund te perfundoje edhe ne burg per agjitacion e propogande ,deri ne nente vite. Une isha i ri dhe nuk i mendoja ato pune dhe vec doja te fiksohesha nga nje aparat fotografik.
Dhe per pak momente u shkeputa nga xhirimi ,meqe isha dhe afer lulishtes ku rrinin fotografet dhe i drejtohem nje fotografi,por ai me pa dhe u largua pa me dhene nje pergjigje. Nuk po kuptoja asgje. E lashe ate dhe mendova se nuk me degjoje,mos ndoshta ishte “shurdh”…
Me pas ju drejtova nje fotografi qe ishte nje moshatari im dhe ai me shume dashamiresi me pergjigjet. – I nderuar Luigj ,te lutem mos me detyro te bej kete foto te tille ,se do me dalin shume telashe ,do me heqin nga puna vetem per foton qe te bej ty. Te lutem me kupto eshte e pamundur ta bej. Hiqi keto rroba dhe une ta bej sa te duash ,por jo me keto rroba,se te dy do kemi probleme. Po te na shohe dikush do te lajmerojne ne polici dhe pastaj nuk dihet si merr puna jone . Te lutem harroje.

Por une doja te beja patjeter ate foto. Dhe ju drejtova asistent regjizorit qe te me ndihmonte . Ai duke e pare ate deshiren time te madhe me shoqeroi tek shoku im fotograf dhe bisedoi vete me te dhe ja mbushi mendjen, se ajo foto do te duhej per filmin dhe ju desh qe te rregjistronte edhe emrin e tij ne kuponin e fotografit.
Une sa nuk fluturoja nga gezimi ,por dora e fotografit dridhej nga frika se mos ti ndollte gje.
Por ajo foto per shume vite u mbyll ne arkivin tim ne shtepi, per te dale vetem kur erdhi demokracia,vetem athere ajo u pa nga te gjithe njerzit e mij dhe shoke e miq,sepse nuk guxoja ta nxirrja ne qarkullim ,se pasojat do te ishin te pallogaritshme.
Por kjo ishte koha e komunizmit qe shume moshatare te mij e dine mire ,se si ishte ajo kohe,qe mos u kthefte me ne trojet tona.
Dhe sot kjo foto vjen edhe ketu pas 32 vitesh dhe eshte nje nder fotot e mija, qe e ruaj si deshmi te nje kohe qe lame pas,por edhe si nje deshmi i frikes ndaj diktatures se eger komuniste,qe te shkaterronte jo vetem personin,por persekutonte mbare familjen.
Sot rina jone eshte e lumtur ,ben ate qe deshiron dhe thote ate cfare ndien ,pa patur frike se do ta denoje dikush pse foli,keshtu apo ashtu.
E une ne ate kohe duhej te tregoja shume kujdes ,sepse nje foto e tille sikur te shihej nga perfaqesuesit e partise ,do te quhej propogande e hapur ndaj komunizmit ,sepse nje djale i nje familje katolike te vishej edhe prift ishte propogande e hapur. Ndaj kjo ishte jeta ne komunizem,duhej shume kujdes se perfundoje ne burgjet komuniste per nje fjale goje ,apo per nje veprim ,qe ndoshta qe njeriu nuk e mendonte gjate.
E ndaj e solla kete foto per te treguar pak nga historia e kesaj foto qe u fsheh me shume kujdes nga ana ime per shume vite me ralle.
Dhe ja vitet bejne punen e vet dhe sot gjindemi larg ne mergim dhe shkruajme e hedhim kujtimet tona per ato vite ,qe per ne mbesin nje nostalgji.
Ndaj jetojeni jeten ,gezohuni per te gjitha ato cfare ju keni ,sepse eshte jeta juaj dhe koha juaj…per te gezuar e per tu argetuar … sepse i keni te gjitha mundesite sot …
Luigj Shkodrani
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply