Specialistët nga Zelanda e re, konstatojnë se martesa I bën mirë shëndetit.
Martesa ul rrisqet për depresioni dhe nivelin e ankthit. Studiuesit ne Unviversitetin Otago, Zelandë e Re, bënë nje kërkim shumë të madh për shëndetin, duke përfshirë rreth 34,493 njerëz në 15 vende të ndryshme.
Analizat treguan se me përfundimin e martesës, për shkaqe te ndryshme të saj, vdekje, ndarje etj, ashtu si edhe gratë, meshkujt ishin më të prirur për të rënë në depresion ndërsa femrat drejt abuzimit me alkool dhe medikamente.
Gjithashtu studiuesit arritën në përfundimin se martesa,në krahasim me jetën prej beqari, është më e përshtatshme për shëndetin mendor për të dyja palët dhe jo vetëm për gruan siç mendohej deri tani. Hulumtimet tregojnë se gjatë martesës rreziqet për përdorimin e alkoolit dhe substancave narkotike është më I ulët, sidomos tek gratë, të cilat e kanë të ndaluar përdorimin e substacave gjatë shtatëzanisë dhe ushqimit të foshnjave.
Me përfundimin e martesës, të dyja palët janë më vulnerabël drejt problemeve psikologjike.
Living.al
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply