![]()
Ishte, po ashtu, një çast, kur ti ke ardhur në këtë botë!
Derisa ti ke ardhur duke qarë,
të gjithë të tjerët rreth teje, kanë buzëqeshur të gëzuar…
Vazhdo të jetosh ashtu….
Që kur të vije çasti, që ti të ndahesh nga kjo botë,
të ndahesh me buzëqeshje,
e tjerët rreth teje të qajnë!
Në jetë, nuk është e rëndësishme se cilës rrugë nisesh,
e rëndësishme është që të arrish me kohë në cakun e synuar.
Mos shiko në bukuri, sepse ajo është mashtruese!
Mos vrapo pas famës, sepse ajo është kaluese…
Mos shiko në pasuri, sepse edhe ajo është shteruese…
Kërko dikë që di të të bëjë të buzëqeshësh!
Gjej atë që e bën të qeshë zemrën tënde…
Pasi njeriu më i bukur është ai që sjellë buzëqeshje kurdo që vjen!
Mjafton vetëm një buzëqeshje e tij,
për ta kthjelluar qiellin e universit tënd nga çfarëdo lloj vranësire.
Çdo e qeshur me zemër
është një gur më shumë në muret e urës që ndërtojmë,
përmes së cilës,
një ditë,
do të arrijmë t’i (mbi)kalojmë edhe greminat e vuajtjeve…
Shumë njerëz kalojnë nëpër shtigjet e jetës sonë,
por vetëm ata më të rëndësishmit, më të veçantit…
arrijnë të lënë gjurme të Arta që shkëlqejnë përjetësisht!
Jeta s´ka ndonjë tjetër kuptim,
përveçse atij (kuptimi) qe i japim ne vetë…
Jeta është vijë,
ngjyrën e te cilës e shohim sot…
ndërsa ngjyrat që dëshirojmë t’i shohim
i pikturojmë në galerinë e shpirtit…
Njeriu nuk bëhet i lumtur duke arritur gjërat me vlerë,
por duke arritur ato që ia kërkon dhe dëshiron zemra.
Është e vërtet,
që ne, ndonjëherë, nuk dimë ta vlerësojmë atë që e kemi,
derisa nuk e humbim!
Është, po ashtu, e vërtet,
që ne, ndonjëherë, nuk e dimë çfarë na mungon,
derisa ajo nuk na nevojitet!
Në jetë zgjedhim rrugë të ndryshme por,
pavarësisht se ku shkojmë,
me vete marrim edhe një pjesë nga tjetri.
Përgatitur nga: Vlora BANUSHAJ & Sabir KRASNIQI
http://www.syri3.com/index.php?id_kat=14&shkrimi=1001
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply