Një studim i gjatë për duhanpirjen ka dalë në përfundimin, se ky ves u shkurton njerëzve 10 vjet jetë. Studimi australian tregon se edhe tymosja e cigareve të lehta shkakton dëme që sjellin risk të lartë të vdekjes së parakohshme.
Analizat 4-vjeçare të të dhënave të 200 mijë njerëzve, tregojnë se 2/3 e vdekjeve të duhanpirësve kanë lidhje direkte me tymosjen e cigares – deri tani ishte përllogaritur se kishin lidhje 50% e rasteve.
Studimi është organizuar nga Instituti “Sax 45” dhe “Up Study”. Gjatë katër viteve të vrojtimit të 200 mijë njerëzve ka rezultuar se, duhanpirësit ishin tri herë më shumë të rrezikuar nga vdekja se sa njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.
“Të gjithë e dimë se tymosja e cigares të bën keq për shëndetin, por deri tani nuk kishim të dhëna direkte për një fushë kaq të gjerë për dëmet reale që na shkakton”, thotë udhëheqësi i studimit, profesor Emily Banks.
Rreziku për vdekjen ka lidhje me numrin e cigareve që konsumoni në ditë. “Në qoftë se tymosni mesatarisht 10 cigare në ditë, rreziku për vdekjen dyfishohet”, shprehet, profesori që ka kontribuar në studim, Freddy Sitas.
“Lajmi i mirë është se, në çdo moshë që do të hiqni dorë nga cigarja, do të ulni rrezikun për vdekjen. Sa më shpejt të hiqni dorë aq më mirë është”, thekson Banks.
/Shekulli Online/F.S./
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply