
Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça, hodhi poshtë dyshimet se punimet për ndërtimin e xhamisë së madhe janë ndërprerë.
Ilirian Agolli
Mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë festojnë sot Kurban Bajramin. Ata po mblidhen pranë shëtitores kryesore të Tiranës, duke uruar njëri tjetrin për begati dhe mirësi në këtë festë të rëndësishme për ta. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, uroi besimtarët me një mesazh për paqe, lumturi dhe gëzim në familje, duke u bërë thirrje për bujari dhe ndihmë ndaj të varfërve. Ai tha se kjo është një ditë e madhe, që ka në qendër të saj sakrificën, dhe në Kurban Bajram gëzon edhe i varfëri nga dhurimet që u bëhen. Ai uroi në mesazh se afrimi dhe bashkëpunimi që frymëzon Kurbani Bajrami tek besimtarët muslimanë të shtrihet edhe në gjithë njerëzit dhe kombin shqiptar. Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça, hodhi poshtë dyshimet se punimet për ndërtimin e xhamisë së madhe janë ndërprerë.
U bë tashmë e zakonshme që mijëra prej tyre falen në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” për shkak të xhamive të pamjaftueshme. Krahas shëtitores kryesore, mijëra besimtarë të tjerë po e kryejnë faljen e Kurban Bajramit në objektet e kultit të reja e të vjetra. Ato gjenden në të gjitha lagjet, por përsëri nuk mjaftojnë për numrin e madh të besimtarëve muslimanë. Komuniteti Musliman Shqiptar sapo nisi ndërtimin e një xhamie të re e të madhe pak metra larg qendrës së Tiranës në një truall të namasgjasë, një pronë fetare e trashëguar brez pas brezi nga qarqet muslimane të vendit. Në ditë si kjo udhëheqësit fetarë urojnë festën e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje vazhdimisht për të ndihmuar njëri tjetrin dhe për të dhuruar pjesë nga mirëqenia e tyre tek më të pamundurit.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply