Sipas një studimi të kohëve të fundit nga Kombet e Bashkuara, Europa e Veriut është zona më e lumtur në botë.
Studimi është bazuar në larminë e mënyrës së jetesës dhe masat për mirëqenien në 156 vende të botës, duke përdorur analiza të ekspertëve në ekonomi, psikologji, analizat e studimeve dhe statistikat kombëtare. Lumturia nuk është e dobishme vetëm për shëndetin mendor dhe fizik individual, ajo mund të ndihmojë edhe për zhvillimin e kombeve.
Nëpërmjet këtij raporti mbi lumturinë globale u kërkohet liderave dhe politikanëve t’i shohin lumturinë dhe mirëqenien si një masë për zhvillimin social dhe ekonomik.
Gjithnjë e më shumë lidera politikë janë duke e konsideruar rëndësinë e mirëqenies si një objektiv për vendet e tyre dhe mbarë njerëzimin. Raporti i Lumturisë Botërore 2013 tregon qartë se matja dhe analiza e rregullt e lumturisë mund të na mësojë ne mënyrat për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm në botë.
Shumë vende kanë pasur përmirësim në treguesin e lumturisë gjatë pesë vjetëve të fundit, por vendet e Europës së Veriut vazhdojnë të jenë vendet më të lumtura në botë, në bazë të matësit me 6 tregues, GDP-së reale për çdo banor, jetëgjatësisë së shëndetshme, pasjes së një personi tek i cili të kesh besim, lirisë për të bërë zgjedhje të jetës, lirisë kundër korrupsionit dhe bujari. Danimarka natyrisht është vendi më i lumtur i botës. Norvegjia në vend të dytë, Zvicra në vend të tretë, Holanda në vend të katërt, Suedia në vend të pestë. Kanadaja vjen menjëherë pas Suedisë, ndërsa SHBA-ja është në vendin e 17-të, pas Meksikës. Shqipëria ndodhet në vendin e 62-ë.

Leave a Reply