
Lamtumirë, profesor Bushati! Mbrëmjen e së enjtes, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 50 vjeçare, ish futbollisti, ish trajneri dhe ish drejtuesi i klubit Vllaznia në vite, Artan Bushati. Krahas këtyre detyrave, Bushati ka qënë për disa vite edhe trajner i ekipit kombëtar U-21, Antar i Komitetit Ekzekutiv, pranë FSHF-së, etj. Por, krahas këtyre, professor, Artan Bushati, ishte edhe një nga pedagogët e shquar të Fakultetit të Akademisë së Sporteve, në Universitetin, “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, nga duart e të cilit kanë dalë studendë të shumtë, një pjesë e të cilëve më vonë u bënë kolegë me të. Përveç të tjerave, Tani, ka qënë edhe një shok dhe mik i kahershëm i imi, një bashkëqytetar i denjë, një familjar dhe prind shembullor. Ndër të tjera, professor Bushati, ka qënë i mirëpritur disa herë edhe në studion sportive të televizionit TV1 Channel, me të cilin kemi ndarë për publikun, biseda, komente dhe analiza profesionale në lidhje me futbollin shkodran e më gjërë. Respekt dhe konsideratë për gjithëçka i keni dhënë sportit shkodran dhe atij shqiptar në përgjithësi! Ngushëllime familjes, “Bushati”-“Haxhi”! Pushofsh në Paqe, Profesor Tani! Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Vllaznia, organizojne homazhe per nder te profesor Artan Bushati, diten e premte, nga ora 12.00-14.00 në hollin Prefektures se Qarkut Shkodër.






Gasper Marku – TV Rozafa – Shkoder
V:O Fotot jane marre nga Facebook-u i gazetarit Gasper Marku.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply