Nëse Kombet e Bashkuara vërtetojnë se në Siri janë përdorur armë kimike dhe vendosin të ndërhyjnë ndaj regjimit të al-Assadit, atëherë gjatë sulmeve do të përdoren edhe katër aeroplanmbajtëse dhe dy luftanijet britanike që qëndrojnë në Shqipëri.
Hartën e ndërhyrjes së mundshme ushtarake, e ka publikuar prestigjiozja britanike “The Guardian”, e cila rendit tetë vendet nga ku do të bëhet ndërhyrja.
Sipas gazetës britanike, tre lojtarët kryesorë në rast të një sulmi janë Britania, SHBA dhe Franca, të cilat kanë dislokuar forcat të shumta ushtarake në Mesdhe.
“Britania ka katër anije luftarake, nën flamurmbajtesen HMS Biwark, një transportues helikopterësh dhe dy fregata në Shqipëri. SHBA ka vendosur tre anije (destroyers) në lindje të Mesdheut, të mbështetura nga një e katërt, USS Mahan. Franca ka avionë Rafael dhe Mirazh, të vendosur në Arabinë Saudite, që mund të mbërrijnë në Siri përmes bazave amerikane në Incirlik dhe Izmir të Turqisë dhe bazës së Forcave Britanike në Akrotiri, Qipro ka më shumë gjasa të jetë pikënisje për ndonjë sulm te mundshëm”, shkruan The Guardian
The Guardian publikon një hartë ku janë dislokuar mjetet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë.
Në Itali dhe Greqi janë dislokuar mjete ushtarake amerikane. Në Shqipëri e Qipro janë mjetet ushtarake britanike.
Ndërkohë, prania e forcave britanike në Shqipëri prej disa ditësh është deklaruar si një stërvitje e përbashkët shqiptaro-britanike në kuadër të NATO-s, me emrin “Albanian Lion 2013”. Forcat Britanike në Shqipëri ndodhen në brigjet e Jonit prej 24 gushtit dhe do të zgjasë deri më 13 shtator
tetovasot.com
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply