Nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë apo jo tërësisht, por në profilin në Facebook të këngëtarit Shpat Kasapi është hedhur një foto e tij me Afërditën.Fotoja duket të jetë bërë kohë më parë, por ajo është vendosur si “cover” në profil.
Kjo foto është bërë tek makina e tyre Fiat që ata kanë blerë përpara se të ndaheshin. Këtë veprim e ka pasur një tjetër ku në profil është vendosur foto e të dyve edhe kjo e bërë kohë më parë, ndaj nuk dimë të themi me siguri nëse ata janë pajtuar dhe janë bashkë apo thjesht Shpatin e ka marrë malli për Afërditën.
Çifti pas ndarjes ka pohuar se mes tyre egziston një shoqëri e mirë, madje Afërdita nuk kurseu ftesën për ishin të fejuarin e saj Shpat Kasapi në promovimin që i bëri klipit të ri në Tiranë.
Gjithsesi ajo që mund të komentojmë është se ata të dy janë parë si një ndër çiftet më simpatikë të shoubizit shqiptar, e sigurisht do të na vinte mirë t’i shihnim sërish të lumtur në krahët e njërit tjetrit.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply