
Shumica e njerezve, pas nje jave te lodhshme, mezi presin fundjaven per te fjetur ndonje ore me gjate, mirepo ekspertet na bindin se kjo eshte nje shprehi e gabuar, sepse kjo vetem sa shton lodhjen.
Perkunder mendimit se po clodhemi, ekspertet mendojne se eshte krejt gabim te provohet te qendrohet me gjate te shtunes dhe te dieles per ta kompensuar gjumin, sepse ne kete menyre vetem sa forcojme ndjenjen lodhjes dhe te pagjumesise dhe keshtu te henen do ta kemi shume me te veshtire te zgjohemi ne mengjes.
Ekipi i eksperteve ne Teksasi ka zbuluar se kjo vetem sa crregullon oren e brendshme qe na tregon se kur eshte koha per gjume, per ushqim apo per t’u zgjuar per t’i kryer aktivitetet e tjera trupore.
Ky ritem, i cili perseritet per cdo 24 ore, crregullohet nese provojme ta rivendosim ciklin “normal” te gjumit. Rrotullimi neper shtrat gjate te shtunes dhe te dieles nuk eshte menyre efikase per ta larguar lodhjen qe eshte grumbulluar gjate gjithe javes.
/Burimi: Keshilla.net
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply