Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri. Ju mund të provoni disa metoda, dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet.
Disa teknika qetësuese
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Në një rast tjetër shkruaj diçka që të bën të rrëfesh të fshehtat e tua. Mbajtja e një ditari nuk është vetëm praktikë e adoleshentëve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janë veprime normale për të qenë pastaj i qetë. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve iu ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.
Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm
– Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’iu bëjë më shumë produktivë.
– Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
– Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan, dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
– Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
– Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.
Por stresi mund të jetë i pakalueshëm. Ndërkohë që mund t’iu vijë në ndihmë një mik ose familjar ju mund të kërkoni edhe këshillat e një profesionisti.
Shkalla e stresit
Shkalla e stresit tuaj mund të jetë dhe një tipar gjenetik i trashëguar, sa të mbështetur ndiheni nga familja dhe miqtë, eksperiencat e mëparshme, përballja me streset, dhe aftësia juaj për ta përballuar apo për t’u kthyer mbrapa. Çfarë është shumë stresuese për një person ndoshta nuk mund të jetë për një tjetër. Shkalla e stresit tuaj në ndonjë situatë varet se sa ju e nuhasni atë dhe sa zgjat më vonë. Shumë njerëz kanë mësuar se si të sillen me stresin e tyre më mirë se të tjerët. Nëse keni dyshim për daljen nga gjendja e stresit, ju duhet të mësoni mënyra më të mira për t’u shëruar. Ndryshimet që mund të ndodhin në jetë, si humbja e një njeriu të dashur, martesa, ndryshimi i vendit të punës janë disa shkaqe për t’u ndier të stresuar por përgjithësisht kohëzgjatja varet nga vetë ju.
Tabela
Teknikat për të shmangur stresin e panevojshëm
– Menaxhoni dhe organizoni kohën tuaj
– Redukto mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres
– Mbaj afër miq të mirë
– Ndrysho mënyrën e të menduarit.
– Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres
– Kërkoni këshillat e një profesionisti.
– Jepi vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar
– Dëgjo muzikë të qetë
– Realizo shëtitje të qeta
– Mos pini alkool dhe duhan
Ndikimi i stresit në shëndetin e njeriut
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta për luftë”, reagimi në gjendje stresi. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.
Stresi sjell një jetë të ndryshueshme
Pak stres është normal, madje i nevojshëm për të pasur një jetë të ndryshueshme dhe interesante. Përgjigjja ndaj stresit mund të jetë e dobishme në rastet kur reaksioni i shpejtë ndaj tij, bëhet i dobishëm. Prapëseprapë, mund të vështirësojë aftësinë tuaj për t’i bërë ballë detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerëzit që iu rrethojnë. Në qoftë se ju ndiheni të shtypur nga një gjendje mbistresante për një periudhë të shkurtër kohe ju mund të filloni të ndiheni të dobët dhe të shfaqni probleme shëndetësore. Lajmi i mirë është se mund të gjeni rrugë, që ju shpien drejt indiferencës dhe shpenzimin e kohës me të tjera plane që nuk iu lënë kohë që të mendoni rreth stresit. Kalimi i kësaj gjendje do të sillte çaste të qeta dhe të ëmbla pas asaj stuhie të furishme emocionesh të pakontrolluara.
Stresi mund të veprojë mbi çdo njeri
Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është një kërcenim serioz për jetën, për humbjen e fëmijës apo të bashkëshortit, apo dhe për shkatërrimin e një marrëdhënieje të të rëndësishme. Trauma mund të përjetohet pas një aksidenti në grupe njerëzish, pas luftërash a fatkeqësish natyrore etj. Edhe ngjarje të përditshme mund të bëhen burim stresi, si për shembull një zënkë, në rrugë, shkollë apo familje.
Pse reagojmë fuqishëm pas një tragjedie
Ka disa arsye pse tragjeditë lënë ndikim të fuqishëm emocional tek njerëzit. Shpesh tragjeditë e dëmtojnë besimin elementar që ne e kemi për jetën. Mund të jetë se mënyra si e shohim jetën është dëmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dëshiruar apo pritur gjatë krizave. Tragjeditë zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjë paralajmërim. Ne nuk kemi kohë t’i përshtatemi kësaj përvoje të re. Kjo zakonisht është jashtë përvojave tona normale dhe ne duhet të ballafaqohemi me atë që është e panjohur për ne dhe nuk kemi dituri si të sillemi. Kur ndodh një tragjedi, mendja jonë e mban në kujtesë traumën me shumë fuqi, si mënyrë natyrale për vetëmbrojtje për tu siguruar që nuk do të kaloni nëpër asilloj situate prapë. Por si rezultat i kësaj ju do të mbeteni me reagime post traumatike dhe stres.
Tiranaopserver
Per”Alba – Dansk”Shkodrani


Leave a Reply