Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë apo nëse jeni, është shumë e rëndësishme ti dini rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuara gjatë kësaj sëmundje, apo nëse jeni të rrezikuara në përgjithësi.
Sëmundja e veshkave prek miliona njerëz në tërë botën. Edhe pse mund të shërohet, mund të lë pasoja serioze në ju dhe foshnjën tuaj. Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë apo nëse veç jeni, është shumë e rëndësishme ti dini rreziqet ndaj të cilave jeni të ekspozuara gjatë kësaj sëmundje, apo nëse jeni të rrezikuara në përgjithësi.
Çfarë është sëmundja kronike e veshkave?
Sëmundja kronike e veshkave lajmërohet kur veshkat nuk e kryejnë funksionin në mënyrën e duhur për 3 muaj apo më shumë, shkaku i dëmtimit të veshkës. Veshkat kryejnë detyrë me rëndësi jetësore, në mënyrë që organizmi juaj të funksionojë në mënyrë adekuate, ato largojnë materiet e dëmshme nga organizmi, pastrojnë dhe kthejnë gjakun në organizëm, mbajnë nivelin e duhur të ujit dhe mineraleve në organizëm dhe krijojnë hormone.
Ekzistojnë 5 stade të kësaj sëmundjeje, nga të cilat, i fundit është forma më serioze dhe kërkon nga pacienti të bëjë transplantim apo dializë veshke. Dëmtimi mund të shkaktohet papritmas nga ndonjë lëndim apo infeksion, por në shumicën e rasteve akumulohet gradualisht gjatë kohës.
Shkaktarët e sëmundjes së veshkave
Shkaktarët kryesorë të sëmundjes së veshkave janë diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut. Diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut, i sulmojnë nefronet në veshkë. Krahas shumë faktorëve, shtypja e lartë e gjakut mund të lajmërohet si pasojë e ushqimit të dobët, mënyrës së jetesës duke qëndruar shumicën e kohës ulur, konsumimi i tepruar i alkoolit dhe duhanit.
Dëmtimi i veshkave mund të ndodhë për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të ilaçeve kundër dhimbjeve dhe drogave të paligjshme. Nëse jeni të ekspozuara ndaj rrezikut nga paraqitja e sëmundjes së veshkave, mjeku juaj do të mund t`ju udhëzojë tek specialisti për sëmundje të veshkave apo nefrologu.
Për shkak se këto probleme shëndetësore, mund të përkeqësohen nëse jeni shtatzënë, është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me nefrologun dhe mjekun obstetër.
Shenjat dhe simptomat e sëmundjes së veshkave
– Shtypja e lartë e gjakut
– Ënjtje e gjymtyrëve
– Gjak në urinë
– Proteina në urinë
– Humbje e apetitit
– Neveri
– Dhembje ne shpinë, bark dhe anash (në zonën ku gjenden veshkë)
– Lodhje
– Ngërçe në muskuj
– Mosfunksionimi i veshkave
– Gurë në veshkë
Si ndikon sëmundja e veshkave në ciklin menstrual?
Sëmundja e veshkave bën që menstruacionet të mos i keni të rregullta sepse ndërmjetësojnë krijimin e hormoneve. Për shkak të mosfunksionimit të veshkave, organizmi mban materiet e dëmshme dhe pengon krijimin e qelizave vezë dhe menstruacioneve. Si pasojë, konceptimi mund të jetë problematik. Shërimi i sëmundjes së veshkave para konceptimit, rrit mundësitë për konceptim dhe siguron një shtatzëni të shëndetshme.
Si ndikon sëmundja e veshkave në shtatzëni?
Gratë të cilat kanë forma më të buta të sëmundjes renale (sëmundjes së veshkave), mund ta bartin shtatzëninë më me sukses. Lodhjen të cilën i jep shtatzënia trupit, së bashku me sëmundjet serioze të veshkave, shpijnë në komplikime gjatë shtatzënisë. Trupi juaj do të duhet të sigurojë mbështetje shtesë për ju dhe fëmijën tuaj.
Ekzistojnë rreziqe serioze shëndetësore për nënën dhe fëmijën, të cilat janë të lidhura me sëmundjen e veshkave. Për shkak të mbajtjes shtesë së lëngjeve, gratë shtatzëna do të kenë tension të lartë dhe nivele më të larta të toksinave të dëmshme. Në këtë mënyrë, mund të ndikojnë në zhvillimin e fëmijës, për shkak se nëna ka tension të lartë, fëmija juaj nuk do të marrë gjakun e mjaftueshëm përmes placentës.
Nëse presioni i gjakut është jashtëzakonisht i lartë, nëna është në rrezik të preeklapsisë, e cila mund të rezultojë në lindje të parakohshme ose gjakderdhje në tru, mëlçi dhe në veshka të nënës. Është e këshillueshme për shumë gra që të shtyjnë shtatzëninë deri në kontrollim të sëmundjes së veshkave ose deri në një dializë apo transplantim të veshkave.
Faktorët e rrezikut lidhur me sëmundjen e veshkave gjatë shtatzënisë
Disa faktorë të rrezikut, që lidhen me sëmundjen e veshkave gjatë shtatzënisë janë:
– Hipertensioni (shtypja e lartë e gjakut)
– Preeklapsia
– Lindja e parakohshme
– Aborti
– Funksioni i zvogëluar i veshkave
– Rreziku i shtuar nga infeksionet e traktit urinar
– Pamjaftueshmëria renale (mosfunksionimi i veshkave)
Çfarë të prisni
Nëse jeni shtatzëne dhe vuani nga ndonjë sëmundje e veshkave, është shumë me rëndësi ti drejtoheni specialistit për sëmundjet e veshkave apo nefrologut. Nefrologu do të vlerësojë gjendjen tuaj dhe do të ju shpjegojë rreziqet potenciale për shtatzëni. Nëse jeni shtatzëne, do të duhej të vizitoni specialistin çdo dy javë, gjatë 32 javëve të shtatzënisë.
Shkaku i mosfunksionimit të veshkave ndikon në sistemin imunitar, nivelin e kaliumit dhe mineraleve, sistemin nervor qendror, zemër dhe kocka, mjeku do të kontrollojë shtypjen e gjakut, nivelin e kreatinës, nivelin e proteinave, kolesterolit dhe urinës.
Sëmundjet renale dhe pritjet e lindjes së foshnjës
Tek gratë të cilat kanë anemi, shtypja e lartë e gjakut dhe sasia e tepërt e proteinave në urinë, rrit në 60 % rrezikun për vdekjen e foshnjës gjatë shtatzënisë. Sa më afër fundit të shtatzënisë, sëmundja renale më shumë përparon, dhe mund të rezultojë me preeklamsi apo me lindje të parakohshme. Ndoshta do të keni lindje të detyruar dhe të keni si rezultat lindje të parakohshme. Foshnja e cila lind nga nëna që vuan nga sëmundja e veshkave, ka të ngjarë të jetë në inkubator, në dhomën e përkujdesjes intensive, në rast se ka komplikime shëndetësore.
Burimi: Ikub
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply