Dashi
Do te gjeni zgjidhje per nje çeshtje e cila ju ka shqetesuar shume kohet e fundit. Inisiativa dhe vendime te pershpejtuara te marra ne momentin e fundit, çuditerisht do te rezultojne te favorshme.
Demi
Evitoni nervozizmin me ata qe ju rrine afer, sidomos kur behet fjale per konflikte te lindura ne pune. Nese e ndjeni veten te lene pas dore, mos mendoni se gjithnje e kane fajin te tjeret.
Binjaket
Fale Henes, inteligjenca juaj e gjalle dhe kurioze, funksionon me mire se zakonisht, duke ju dhene nje fare autoriteti tek koleget tuaj. Ne dashuri keni mundesi per te vepruar.
Gaforrja
Yjet ju perkedhelin ne çdo aspekt te ekzistences tuaj. Dhe ne fakt keni mundesine qe te shnderroni çdo rast ne diçka pozitive. Jeni shume te afte ne reklamimin e imazhit tuaj.
Luani
Hena ju fton te jeni me te kujdesshem. Mo e lini veten t`ju perfshije pasioni i momentit sepse ne mengjes, kur gjithçka te kete mbaruar, do te pendoheni shume.
Virgjeresha
Ne pune do te jeni te zene me projekte qe prej kohesh i keni ne duar. Mos u stresoni shume por pranojeni kerkesen per darke qe do t`ju bejne.
Peshorja
Parate arratisen nga xhepat tuaj ne menyre te pabesueshme. Nuk mjafton kjo, por borxhet qe ju kane marre nuk po jua kthejne ne menyre korrekte. Here tjeter tregohuni pak me te rrepte.
Akrepi
Keto pushime po ju shijojne me shume nga sa mendonit. Per ju qe nuk jeni nisur akoma, beni pergatitjet e fundit sepse cdo gje do te shkoje sipas planit.
Shigjetari
Nje enderr apo intuite mund t`ju jape çelesin per nje eksperience te re. Mos u nxitoni por vleresojeni situaten me kujdes. Ne mardheniet me partnerin, jeni me romantik se zakonisht.
Bricjapi
Keni shume miq qe ju rrine afer, qe ju ndihmojne, qe jane entuziaste per çdo arritje tuajen. Ndaj, lereni per me vone punen dhe kaloni ca kohe me ta.
Ujori
Jeni ne nje gjendje te veshtire por jo per fajin e te tjereve. Beni analizen e situates dhe pranoni ndihmen e dikujt qe ju rri afer dhe ju pranon ashtu ngaterrestare siç jeni.
Peshqit
Nese diçka nuk shkon me personin qe dashuroni do te dini te zgjidhni problemin me sukses. Hena ju ndihmon dhe çdo raport mund te shnderrohet ne pasion.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply