Kozeta Rapushi
Komuna Bucimas nderoi dje aktoren e mirenjohur Violeta Manushi, “Teto Ollgen”, me nje permendore ne qender te Tushemishtit. Keshtu, pas 37 vjetesh, qe nga koha e xhirimeve, “zonja apo shoqja Ollge”, kthehet serish ne fshatin Tushemisht, ku dje u perurua edhe shtatorja e saj me rastin e 6- vjetorit te ndarjes nga jeta te Manushit. Madje ne nder te saj, pas perurimit te shtatores se derdhur ne bronz, sheshi ku u xhirua filmi “Zonja nga qyteti” mori emrin “Ollga”. Shtatorja u punua nga skulptoret Vasillaq Kolevica dhe Vaske Spahija dhe eshte nje investim personal i kryetarit te komunes Roshi Tollozhina. I ftuar ne kete aktivitet ka qene kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, si dhe aktoret Rajmonda Bulku dhe Yllka Muho. Ne nderim te aktores ishte ngritur nje stende e vecante me relikte e libra kushtuar asaj. Ne kete dite perkujtimore per aktoren e madhe, Komuna Bucimas akordoi dy certifikata mirenjohjeje per aktoret Rajmonda Bulku dhe Yllka Mujo, ndersa titulli “Nderi i Komunes” iu akordua Artistes se Popullit, Violeta Manushi, pas vdekjes. Kryetarit te Komunes Bucimas, Roshi Tollozhina, iu dha nje certifikate mirenjohje nga fondacioni “Nermin Falaski Vlora”, fondacion i cili ka pasur ne gjirin e tij dhe aktoren e madhe, Violeta Manushi. I pranishem ne ceremoni, kryetari i Komunes Bucimas, Tollozhina deklaroi se bashke me shtatorin e “Teto Ollges”, Tushemishti ka njohur zhvillime te gjithanshme. Ndersa premtoi se investimet do te vazhdojne per ta bere kete fshat turistik shume te zhvilluar. “Ne sot inaugurojme kete investim te Komunes Bucimas per fshatin Tushemisht, per t’i dhene nje prioritet turizmit dhe vetem turizmit, qe ju e meritoni. Vlerat qe ka rrethi i Pogradecit ne pergjithesi jane fale natyres, fale bujarise dhe qytetarise te banoreve te ketij rrethi. Ishim ne kohen e duhur per ta ndertuar kete rruge dhe kete shesh ne fshatin Tushemisht, sepse eshte nga fshatrat e rralle qe ka mbaruar sistemi i ujit te pijshem 24 ore, sistemi i ujerave te zeza ka perfunduar totalisht dhe me nje liqen te paster”, – u shpreh Tollozhina. Sipas tij, kjo rruge e ndertuar dhe tashme e inauguruar sot e ploteson teresisht nje fshat turistik. “Duke ecur ne zhvillimin e fshatit nuk do te kishte kuptim te mos e kishim prane nesh edhe “Teto Ollgen”. Prandaj ne e ndermorem iniciativen dhe arritem ta perfundojme kete shtatore si nje vleresim te artit por edhe per te respektuar vlerat e grave dhe nenave tona”, – shtoi ai. Ndersa kreu i LSI-se, Ilir Meta, vleresoi iniciativen e kreut te Komunes se Bucimasit si dhe artisten e Popullit, Violeta Manushi, e cila permes rolit te saj teper te spikatur ne filmin “Zonja nga qyteti”, e beri Tushemishtin nje fshat shume te afert, nje komunitet shume te afert per te gjithe Shqiperine dhe per te gjithe shqiptaret. “Eshte kenaqesi qe kryetari i komunes, ne emer te te gjithe ketij komuniteti te mrekullueshem, ka ndermarre dhe ka konkretizuar sot kete iniciative, e cila i rrit akoma edhe me tej vlerat e jashtezakonshme qe ka komuniteti juaj, sidomos ato te mirenjohjes, te respektit, te dashurise per te gjithe ata qe kane bere per Tushemishtin dhe qe do te bejne akoma me shume ne te ardhmen”, – u shpreh Meta.
Bulku dhe Mujo rrefejne momentet me Manushin
Autori i shtatores se “Teto Ollges”, Vasillaq Kolevica shprehu dje mirenjohjen e tij per mundesine qe i eshte dhene, qe te punonte per realizimin e kesaj permendoreje. “Violeta Manushi nuk ishte nje luftetare, stratege, por ishte thjesht nje artiste dhe tani ajo u perjetesua ne qender te fshatit”, – u shpreh Kolevica. Ndersa aktorja Yllka Mujo, kujtoi momentet e punes me Violeten dhe vleresoi figuren e saj. “Bota keto gjera i ka me teper se te zakonshme, i nderon artistet e vet. Ky fshat ka nje vecori, sepse eshte i mbushur me dashuri sepse arti mbi te gjitha dhuron dashuri”, – u shpreh aktorja Yllka Mujo. Po keshtu edhe aktorja Rajmonda Bulku, duke e cilesuar filmin te mrekullueshem nuk kurseu vleresimet per Violeta Manushin. “Bashkepunimi ne film qe i mrekullueshem. Ajo nuk pyeti qe une isha nje amatore, nje vajze gjimnazi, por me rrinte prane per te me mesuar, per te me lene ne ate sinqeritet te moshes, me kujdesin e nenes korcare”, – u shpreh Bulku.
Koha Jone
Per”Alba – Dansk” shkodrani







Leave a Reply