Kryetari i PSD-së në Malësi të Madhe, Ardian Hysa, i ka bërë thirrje bashkisë të anulojë koncertin e planifikuar sot në orën 17:00, përpara godinës së institucionit. Hysa e cilëson aktivitetin si provokim ndaj qytetarëve në një kohë kur në vend po zhvillohen protesta, ndërsa u bën thirrje administratës dhe banorëve të bojkotojnë organizimin.
Mesazhi i plotë i Ardian Hysës:
“Thirrje BASHKISË ‼️
Anulloni Koncertin e reklamuar për sot pasdite para godinës së Bashkisë, pasi po PROVOKONI qytetarët dhe banorët në Malësi.
Asht turp kur e gjithë Shqipëria PROTESTON dhe ju organizoni koncerte me lojëra popullore, muzikë, këngë e valle, sikur këtu gjithçka asht në rregull, pasi jetojmë në paqe e të lumtur?? A thue se nuk jemi në SHQIPËRI.
Thirrja ime e përsëritun: Hiqni dorë nga organizime të tilla bajate ose përgatituni të përballeni edhe me pasojat.
Thirrja shkon edhe për administratën dhe qytetarët që masivisht ta bojkotojnë aktivitetin e Bashkisë sonte në orën 17:00.
Malsia nuk feston ditëlindjen e diktatorit.
Me respekt: Ardian HYSA.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply