Ku janë sot patriotët e djeshëm? Apo u mbaroi patriotizmi bashkë me intervistat? Kur nisi protesta e “Flamingove”, diaspora u shfaq me bujë. Kamera, mikrofonë, deklarata solemne Dhe fjalë të mëdha për Shqipërinë. Të gjithë gati për të dëshmuar se sa shumë e duan atdheun. Madje, disa u treguan të gatshëm të bashkoheshin edhe me protesta të tjera. Por ja ku erdhi prova e vërtetë.
Sot, kur studentët dhe qytetarët kanë dalë prej ditësh në rrugë, Kur protesta po merr përmasa të tjera E kur Shqipëria ka nevojë për solidaritet qytetar Ku u zhduk kjo diasporë kaq patriotike? Mos vallë atdheu i tyre është Shqipëria vetëm kur ka mikrofon? Mos vallë patriotizmi i tyre zgjat aq sa zgjat një intervistë televizive? Apo mos vallë e kanë ngatërruar dashurinë për vendin Me dëshirën për t’u dukur në ekran?
Duket se disa janë patriotë me orar, para kamerave në shërbim të atdheut Pas kamerave në pushim nga patriotizmi. Kur ka flamuj, festa, stadiume dhe duartrokitje, “diaspora” është e pranishme. Kur ka mundësi të dalësh në televizor e të flasësh në emër të Shqipërisë, Atyre nuk u mungojnë fjalët e mëdha. Por kur qytetarët kanë nevojë për solidaritet të vazhdueshëm, papritur mbretëron heshtja. Sigurisht askush nuk mund t’i kërkojë çdo emigranti të vijë fizikisht në çdo protestë. Njerëzit kanë familje, punë dhe detyrime. Por ata që vetë dalin publikisht, E deklarohen në mbështetje të protestës Dhe premtojnë se do të jenë të pranishëm Duhet të kuptojnë Se fjalët krijojnë përgjegjësi. Ndërsa premtimet e pambajtura krijojnë zhgënjim.
Dhe këtu qëndron hipokrizia që duhet diskutuar. Të kërkosh të drejta për veten është legjitime, Por të flasësh për përgjegjësi ndaj atdheut vetëm kur të leverdis Nuk është patriotizëm i qëndrueshëm.
Diaspora ( meqë kështu duan ta quajnë veten) kërkoi të drejtën e votës dhe e fitoi. Në zgjedhjet e fundit. Vota e saj kontribuuan në rezultatin zgjedhor që i dha Partisë Socialiste 83 mandate parlamentare. Çdo emigrant votoi sipas bindjes së vet. Por rezultati politik është tashmë një fakt.
Dhe tani lind pyetja: A mbaron përgjegjësia ndaj Shqipërisë te fleta e votimit. Apo fillon aty një përgjegjësi edhe më e madhe për të mos qëndruar indiferent ndaj asaj që ndodh në vend?
Vota është e drejtë. Por interesi për atdheun Nuk mund të kufizohet vetëm te e drejta për të votuar. Shqipëria nuk ka nevojë për patriotë vetëm në ditën e zgjedhjeve. As për ekspertë të atdhedashurisë në rrjetet sociale. Ka nevojë për qytetarë që interesohen. Që
informohen, që solidarizohen Dhe që mbështesin kërkesat demokratike të njerëzve E secili sipas mundësive të veta. Sepse flamuri që valëvit në stadium Nuk të jep automatikisht titullin e patriotit. As fotografia me flamurin As statusi emocional Dhe as fjalimi para mikrofonit. Patriotizmi nuk është kostum që vishet për kamerat Dhe hiqet sapo mbaron spektakli.
Prandaj ka ardhur koha të bëjmë dallimin mes diasporës që e do vërtet Shqipërinë Dhe atyre që e përdorin patriotizmin si dekor për imazhin e tyre publik. Jo të gjithë emigrantët janë njësoj. Ka njerëz të “diasporës” që ndihmojnë familjet, investojnë, kontribuojnë dhe interesohen sinqerisht për vendin. Por pikërisht për këtë arsye Ata që dalin me flamurin e patriotizmit Duhet të kuptojnë se ky flamur nuk është pronë private dhe as dekor televiziv. Shqipëria nuk është skenë. Protesta nuk është spektakël. Dhe patriotizmi nuk është një intervistë që mbaron kur gazetari fik mikrofonin.
Nëse dje deklarove se ishe në mbështetje të protestës. Sot të paktën mos u fshih pas heshtjes sikur nuk ke thënë asgjë. Në fund, nuk është e rëndësishme sa herë thua se e do Shqipërinë. E rëndësishme është sa e sinqertë është kjo dashuri Dhe sa përgjegjësi je gati të marrësh për fjalët e tua. Sepse patriotët e mikrofonit Mund të bëjnë zhurmë për një ditë. Por Shqipëria nuk ndryshon me duartrokitje
Dhe pyetja e fundit për këtë “diasporë folkrorike” Kaq të zëshme dje Tani është fare e thjeshtë. Ku jeni sot pstriot.? Apo ju mbeti patriotizmi në studio bashkë me mikrofonin.?
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply