Pozitë e opozitë, jeni fajtore për gjendjen faktike në Shqipëri.
Kjo ngjarje është shokuese. Ta bini në këtë gjendje rinin studentore, pleqet, gratë, këtë e ka bërë vetëm agresori serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Duhet shikuar mirë, se në ato protesta dyshoj se mund të ketë të involvuar dashakqi të tjera, vetëm e vetëm ta destabilizojnë vendin.
Nuk po mundëm te besoj që ka mundësi të sillen kaq pa mëshirshëm ndaj rinisë studentore, pushteti kur dihet se rinia është ajo që e mban shtetin. Pa rini, një shtet vyshket, plaket dhe në fund zhduket i tëri. Këtë destabilizim janë duke e kërkuar shumë dashakëqij, vetëm e vetëm të shkatërrojnë farën e shqiptarëve.
Tani për tani, nuk ju duhet asgjë, as pushteti e as shteti, kur rinia shkatërrohet, traumatizohet, rrahet brutalisht. Ky destabilizim nuk besoj që njerëzve normalë u pëlqen. Dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë gjendje kaotike në Shqipëri.
Nuk besoj që studentët bëjnë një gjë të tillë, vetëm për ta shkatrruar shetin e tyre, ata janë te matur, por sa duket kjo situat kautike dikujt po i konvenon dhe i ka lodhè edhe studentët. Ne e dimë se Shqipëria është një vend me të gjitha resurset më të çmuara në Evropë. Atëhere pse gjithë kjo mjegullnajë, çfar duhet të mbuloj kjo situat kaotike, qe mos të qajnë kokën fare për rininë, qytetarët, ushtrinë e as policinë e shtetit shqiptar, kjo te bënë ne mdyshje.
Situatat e tilla po eskalojnë, po ti kujtojnë pamjet trishtuese sikur në vitin 1997, vetëm kallashnikovat po mungojnë.
Po shkatërroni popullin dhe rininë tuaj. Çfarë ju duhet pushteti kur digjen ministritë, digjet çdo dokument arsimor etj.?
Ne, në Kosovë, kishim agresorin serb, po ju çfarë po bëni, pse po shkatërroni vendin tuaj tuaj dhe njeri tjetrin ?
Kryeministër, thirrni mendjes! Edhe nëse je njeriu më i mirë,apo me i keqi, ju tani duhet të reflektoni që Tirana zyrtare të mos dëmtohet. Pjesa e madhe e rinisë dhe e popullit është duke të urryer. Pse? Sipas parashikimeve të mëhershme, gjithmonë protestat studentore kanë të drejtë, ata dinë çfarë duan. Kryeministër, si e shihni të ardhmen në Shqipëri, me pleq e plaka?!
Kur shkatërrohet e ardhmja e rinisë, çfarë suksesi ka ai shtet? Shikojini këto pamje, janë shokuese, të tmerrshme. A keni zemër ju, a keni ndjenja njerëzore?
Sa duket, edhe juve, deputetëve të parlamentit, pozitë e opozitë, kjo situatë është duke ju konvenuar. Kjo gjendje kaotike është e tmerrshme. Dikujt po i konvenon një gjë e tillë në pushtet? Nëse ju, deputetë të parlamentit, keni familje dhe gjak në zemër, duhet të reagoni menjëherë, të gjithë, pozitë e opozitë. Duhet mbledhje e jashtëzakonshme dhe të vendosni për jetën e qytetarit, sepse për këtë jeni aty, për jetën e tyre jeni përgjegjës për të gjithë. Mos futni përçarje vëllavrasëse mes policisë dhe popullit. Po e obligoni policinë e shtetit që t’i rrahë brutalisht qytetarët e çdo moshe.
Deri kur do të duhet ta tërhiqni zvarrë njëri-tjetrin? Jeni bërë si kanibalë. Kjo gjendje po na shokon neve në Kosovë.
Ju lutem, mos propagandoni me flamurin e UÇK-së dhe me emrin e heronjve e të komandantit Adem Jashari. Ata nuk luftuan për ta çliruar Kosovën nga shqiptarët, por luftuan kundër agresorit serb. Mos futni përçarje edhe me Kosovën, sepse Kosova mjaft luftoi kundër agresorëve shekullorë serbë, të cilët kanë vrarë e prerë fëmijë, gra, burra e pleq, kanë masakruar e dhunuar qytetarë të Kosovës. E ju, vëllezër dhe motra, po shkatërroni njëri-tjetrin. Ndaluni njëherë, bisedoni me njëri-tjetrin e mos u rrihni rrugëve brutalisht, duke u rrahur pleq, femije, student e polic.
Protestat janë legjitime në gjithë botën, po jo të dhunshme. Nuk duhet të digjet pasuria juaj, as të futet përçarje në çdo familje në Shqipëri.
Kryetari, kryeministri dhe ju deputetë të parlamentit të Shqipërisë, jeni fajtorë për gjendjen faktike? Ju duhet të dënoheni në emër të popullit, në emër të shtetit, për këtë gjendje të rëndë që po ia krijoni popullit tuaj dhe institucioneve tuaja.
Pozitë e opozitë, jeni fajtore për gjendjen faktike në Shqipëri.
E Shkruar nga :poetja, gazetarja, udheheqja e kategorive te luftes ne Pejë Kumrie Avdyl Shala.
Burimi/Facebook


Leave a Reply