Dëmi më i madh dhe i parikupërueshëm që rrezikon nga kjo situatë dhune dhe anarkie, është djegia e pasurive arkivore. (Natyrish duke uruar si fillim që të mos ketë viktima ! ) Në Tiranë ka pasur djegie të dokumentacionit në disa zyra të katit të parë të Ministrisë se Arsimit që iu vu zjarri nga protestuesit ! Sipas zyrtarëve , këto dokumente kishin një rëndësi të veçantë arkivore. Po kështu është dhunuar edhe Dejtoria e Arkives së Shtetit dhe ka pasur diegie ! Rendësia e dokumentacionit që ruan arkiva e shtetit nuk mund të shprehet me fjalë ! Është dokumentacion me trashëgimi shekullore, që deshmon historinë e gjithanëdhme të Shtetit Shqiptar! Nuk mund të rikuperohet origjinali nëse digjet. Në Shkoder i thyejnë xhamat katit parë të Bashkisë ku ndodhën zyrat e gjëndjes civile dhe regjistrat e arkivit rreth dy shekullore të Qarkut Shkoder ! Dihet se sa të rëndësishëm janë këta regjistra për dje, për sot, për nesër dhe për të ardhmen. Të pazevëndësueshëm ! Prandaj diegia e tyre, larg qoftë, është dëm i pallogaritshëm arkivor që deshmon në mënyrë të pakontestueshme pjesë të historisë sonë . Ata që nuk ia kanë dashur të mirën Shqipërisë, edhe azgjesimin e arkivave e kanë pasur objekt të veprimtarisë së tyre antishqiptare.
Burimi/Facebook


Leave a Reply