Janë studentët që i talle e i shave 140 ditë në shesh.
Janë studentët që kujton se i mashtron me 100 vende pune në shtet.
Janë studentët që ua le në dorë drejtuesve të universiteteve që i emërove vetë politikisht.
Janë studentët që ua kërcënon prindërit që të mos i lejojnë të dalin në protestë.
Janë motrat dhe vëllezërit më të vegjël të atyre që mashtrove në 2018.
Janë studentët që nuk pranojnë të bëhen sufllaqexhinjtë e tu.
Janë studentët që u ke lënë opsion vetëm të ikin nga ky vend.
Janë studentët që ti u thua se janë bërë tahmaqarë dhe kërkojnë qiqra në hell si norvegjezët.
Janë edhe studentët që nuk i kap algoritmi i patronazhistit tënd.
Janë studentët që, po të marrësh autobuzin zotrote, do të të lirojnë vendin e të të thonë “hajde, xhaje, ulu këtu se qenke plak 62 vjeç”.
Janë studentët që do të të nxjerrin ty në pension.
Burimi/Facebook


Leave a Reply