Ky është konkluzioni i experiencave te disa doreheqjeve.
Protesta duhet te jete paqesore.Ndal shkatërrimit të pronës private, bizneseve, dhe i institucioneve publike.
Por qeveria duhet të marrë përgjegjësi reale për krizën e besimit, sociale, ekonomike dhe politike.
Protestuesit/turmat janë shumë të vështirë të përballohen,
aq më pak përmes kokëfortësisë qeveritare dhe dhunës joproporcionale të policisë
Në analizat e sociologjisë dhe psikologjisë sociale, sjellja e turmave mbetet një nga dukuritë më komplekse.
Për ta kuptuar më natyrshëm se pse revolta masive nuk i përgjigjet më logjikës burokratike.
Gustave Le Bon vëren se “njerëzit si individë mund të jenë të arsyeshëm, por si pjesë e turmës humbasin arsyen”;
Alexander Pope përshkruan mjaft mirë këtë fenomen kur thotë se “turma është një kafshë e çuditshme që ka shumë koka, por asnjë mendje të vetme.”
Prandaj, kur korrupsioni shtetëror prek nivelet më të larta të kabinetit qeveritar dhe shumica parlamentare përdor forcën e kartonit për të penguar veprimin e drejtësisë,
krizat politike shndërrohen në kriza të thella ekzistenciale e morale për shoqërinë.
Në situata të tilla, kur pakënaqësia masive e protestuesve dhe e studentëve arrin pikën e vlimit, komunikimi i zakonshëm burokratik dështon.
Përball këtyre protestave Dorëheqja pushon së qeni një shenjë dobësie apo humbjeje politike; ajo shndërrohet në të vetmen valvul shkarkimi të tensionit popullor, e cila
(i) shpëton paqen sociale,
(ii) shmang përplasjen civile (iii) mbron integritetin e
institucioneve.
Historia e demokracive perëndimore tregon se udhëheqësit vizionarë kanë ditur ta përdorin dorëheqjen si një akt lartësimi moral, duke e vendosur interesin e shtetit mbi fatin e tyre personal.
Në SHBA, Richard Nixon u përball me një krizë të thellë kushtetuese pas skandalit “Watergate”.
Përpjekjet e tij për të përdorur pushtetin dhe influencën politike me qëllim bllokimin e hetimeve të pavarura dështuan përballë vendosmërisë së sistemit gjyqësor.
Kur u bë e qartë se as vetë anëtarët e partisë së tij
nuk mund ta mbronin më nga procedurat e shkarkimit,
Nixon dha dorëheqjen nga posta e Presidentit.
Ky akt shmangu një përplasje të shkatërruese institucionales dhe
provoi se asnjë zyrtar, sado i fuqishëm, nuk qëndron mbi ligjin,
duke vendosur një kufi të pakalueshëm ndaj përpjekjeve të shumicës për të mbrojtur pushtetin me çdo çmim.
Dorëheqjet e kryeministrave, presidentëve funksionojnë si një mekanizëm shërues.
Doreheqjet u
(1) hoqin protestave masive “karburantin” e radikalizimit,
(2) zhveshi zyrtarët e
akuzuar nga mburoja e
pushtetit shtetëror për
t’u përballur si qytetarë
të barabartë para
gjykatës, si dhe
(3) konfirmojnë parimin
thelbësor demokratik:
Karrikia i asnjë individi nuk mund të jetë më i rëndësishëm se :
(i) stabiliteti,
(ii) drejtësia dhe
(iii) e ardhmja e një kombi.
A
Burimi/Facebook


Leave a Reply