Zoti i bekoftë studentët!
Sot isha në protestë me studentët e mi. Ata janë bërë më të mirë se ne!
Nuk janë ngritur në këmbë për tekat e tyre, por sepse bëjnë një jetë shumë të vështirë.
Të jetosh në Tiranë është shumë e vështirë , duhen 1 milion lekë për qira, jetesë dhe taksa shkollimi. Asnjë prind nuk ka mundësi të paguajë një shumë të tillë.
Prandaj, detyrohen të punojnë punët më të vështira: kamarierë, shitës, callcender etj. Kur vijnë në auditor, ulin kokën ne banga, sepse nuk kanë pikë fuqi.
Po kalojnë periudhën më të bukur të jetës me skamje dhe duke marrë një formim gjysmak.
Nga ana tjetër, si me qesëndi, drejtuesit e universiteteve, me një arrogancë të shfrenuar, janë më të interesuar t’i shërbejnë pushtetit sesa studentëve.
Në njëfarë mënyre, studentët janë zënë në një rreth vicioz.
Prandaj, mënyra më e mirë është të ngrihen për të sotmen dhe të ardhmen e tyre, që të mos detyrohen t’i servilosen një injoranti për një vend pune apo të bëhen patronazhistë.
Ju lutem, përfundojeni atë që e lamë përgjysmë në dhjetor të vitit 1990!

Burimi/Facebook/Neutrale


Leave a Reply