Në pamje të parë, gjithçka duket bukur. Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidenten me 81 vota. Krizë e zgjidhur.Institucione të funksionojnë. Të gjithë mund të shkojnë në shtëpi të qetë. Por vetëm nëse nuk bëjmë pyetjen më të rëndësishme Çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë natës së 6 tetorit?
Sepse kjo nuk ishte thjesht nata kur Kosova zgjodhi Presidenten. Ishte nata kur u bë një marrëveshje politike Që mund të ketë pasoja shumë më të mëdha se vetë zgjedhja e Presidentes.
Albin Kurti, pasditen e 6 tetorit, doli në konferencë shtypi Dhe përballë krizës politike dhe afatit që po skadonte. U ul në e gjunjë deri në lëpirje PDK-së për kompromis. Dhe këtu fillon ironia. Njeriu që për vite të tëra e ka denoncuar politikën e pazareve. Tani po na tregon se disa pazare qenkan të mira. Kur bëhen për të shpëtuar pushtetin e tij personal
Dhe në fund u gjet zgjidhja. Presidentja u zgjodh. Por për ta bërë të mundur këtë. U miratua edhe ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara. Dhe këtu historia merr një kthesë tjetër. Sepse ligji u ndryshua pikërisht Në një kohë kur proceset në Hagë nuk janë mbyllur. Dhe aktgjykimi nuk ka marrë formë të prerë. Ka apelime. Ka një proces që vazhdon. Dhe pikërisht tani ndryshohen rregullat që prekin këtë mekanizëm.
A është e pamundur që një ndryshim i tillë të ketë pasoja në atë që ndodh pas Apelit? Jo. Nuk po themi se Kuvendi i Kosovës mund t’i japë urdhër Gjykatës së Apelit në Hagë. Kjo do të ishte absurde. Por themi diçka shumë më të thjeshtë E shumë më serioze: Nëse Apeli ndryshon një vendim. Nëse ndryshon dënimin. Nëse rrëzon pjesë të një aktgjykimi Ose nëse një vendim përfundimtar mbetet në fuqi. Atëherë ligji i ri i Kosovës mund të bëhet relevant për pasojat që vijnë më pas. Dhe kur një ligj prek kohëzgjatjen e dënimit, mënyrën e vuajtjes së tij Apo mundësinë e faljes presidenciale. Atëherë nuk mund të thuhet “Ky ligj nuk ka lidhje me proceset që po zhvillohen.” Sepse ka lidhje të drejtpërdrejtë me pasojat e tyre. Dhe pikërisht këtu lind pyetja Që Kurti e politika duhet t’i japë përgjigje.
Pse tani? Pse ndryshohen këto rregulla pikërisht kur proceset gjyqësore janë ende në zhvillim? Pse pikërisht në natën kur duhej zgjedhur Presidentja? Pse pikërisht si pjesë e një marrëveshjeje politike? Këto nuk janë pyetje të parëndësishme. Dhe pastaj vjen pjesa edhe më interesante. Presidentja e zgjedhur vjen nga PDK-ja.
PDK-ja ishte një nga forcat kryesore që kërkonte ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Dhe në të njëjtën kohë. Një figurë e ardhur nga kjo parti bëhet Presidentja e Republikës. Pra kemi një kombinim politik që të paktën kërkon një analizë serioze:
Dhe ndryshohet ligji E arrihet marrëveshja politike Dhe zgjidhet Presidentja e ardhur nga PDK-ja. Dhe më pas Ligji i ndryshuar i jep Presidentit kompetenca që mund të bëhen të rëndësishme në të ardhmen, Përfshirë çështjet që lidhen me faljen pas vendimit përfundimtar.
Tani do na thuhet “Mos shikoni prapa. Presidentja u zgjodh me 81 vota.” Po mirë. Por politika nuk është vetëm numërim votash. Politika është edhe të shohësh se çfarë ndodh para dhe pas votimit. Dhe këtu para votimit kemi ndryshimin e ligjit. Pas votimit kemi një Presidente që vjen nga partia që e kërkoi atë ndryshim. Dhe në sfond kemi njerëz që janë dënuar në shkallë të parë. Por vendimet ndaj tyre ende nuk janë përfundimtare.
Prandaj është krejt e ligjshme të shtrohet pyetja A kemi të bëjmë vetëm me një reformim të ligjit. Apo kemi edhe një interes politik të lidhur me atë që mund të ndodhë me këto procese në të ardhmen? Nuk po themi se kjo është provuar. Po them se rrethanat e bëjnë pyetjen të pashmangshme. Dhe këtu hyn edhe çështja e krimeve për të cilat janë dhënë aktgjykimet.
Nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë Për akuza dhe dënime për krime në lufte e pas saj Po, vendimet për të katërt janë në apel. Dhe juridikisht ato nuk janë ende përfundimtare. E pikërisht për këtë arsye duhet të jemi edhe më të kujdesshëm. Drejtësia duhet të ecë e pavarur nga pazaret politike.
Sepse nëse politika fillon të ndryshojë rregullat ndërkohë që proceset gjyqësore vazhdojnë. Krijojnë përshtypja se pushteti po përpiqet të ndikojë Tek pasojat që ai vendim do të ketë. Dhe kjo është shumë serioze. Sepse mund të ndodhë që Apeli të japë një vendim Dje në varësi të përmbajtjes së tij, Të
aktivizohen mekanizma që ligji i ri i ka bërë të mundshëm. Kjo është arsyeja pse koha e ndryshimit të ligjit ka rëndësi. Jo sepse ligji mund t’i diktojë Apelit se si të vendosë. Por sepse mund të ndikojë në terrenin juridik dhe institucional ku do të zbatohen pasojat e vendimit të Apelit. Dhe kjo është një nga dritëhijet më të mëdha të kësaj marrëveshjeje.
Pastaj kemi edhe dimensionin ndërkombëtar. Dhomat e Specializuara nuk janë një gjykatë e zakonshme. Ato janë krijuar në një arkitekturë të veçantë juridike, me mbështetje ndërkombëtare. Prandaj, kur Kosova ndërhyn me ndryshime ligjore pikërisht në këtë fushë, Ata ndërkombëtarët nuk mund të mos e shohin. Dhe këtu Kurti mund të ketë krijuar një problem E cila shkon përtej politikës së brendshme.
Sepse Serbia po pret pikërisht raste të tilla. Nuk ka nevojë të shpikë histori. Nuk ka nevojë të prodhojë prova. I mjafton të marrë një ndryshim ligjor të miratuar në Prishtinë Dhe ta çojë në arenën ndërkombëtare duke thënë “ Shikoni çfarë po bën Kosova me drejtësinë.”
Dhe kjo i jep Beogradit një tjetër armë diplomatike. Jo armë ushtarake. Armë politike. Dhe më e keqja është se mund t’ia kemi dhënë vetë.
Tashmë është edhe paradoksi i Kurtit. Ai erdhi në politikë duke folur për shtetin ligjor. Për luftën kundër korrupsionit. Kundër pazareve. Kundër kapjes së institucioneve. Por tani, për të zgjidhur një krizë politike Dhe për të garantuar vazhdimin e pushtetit të tij personal. Bën
një marrëveshje që prek pikërisht një prej çështjeve më të ndjeshme të drejtësisë në Kosovë. Pra, nga “jo pazareve” te “pazari i domosdoshëm”.
Nga “drejtësia mbi politikën” Tek “politika që ndryshon ligjin e drejtësisë”.
Kjo është ironia. Dhe kjo është arsyeja pse marrëveshja e natës Nuk duhet parë si një marrëveshje që mbaroi në momentin që u numëruan 81 vota. Ajo mund të ketë pasoja që shkojnë shumë më larg se Presidenca.
Dhe tani hyn në lojë Gjykata Kushtetuese. Ajo ka përpara një çështje shumë më të madhe sesa thjesht procedurën e zgjedhjes së Presidentes.
Afati për zgjedhjen ishte 6 tetori. Votimi përfundoi pas mesnatës. Pra pyetja është A mund të quhet e përfunduar brenda afatit një procedurë që përfundoi në orën 00:03 të 7 tetorit?
Kjo nuk është çështje interpretimi politik. Është çështje kushtetuese. Dhe nëse Kushtetuta ka përcaktuar një afat. Atëherë ai afat duhet të ketë kuptim. Sepse përndryshe nesër çdo pushtet mund të thotë “ Po, afati ishte sot. Por ne e mbaruam pak pas mesnate.” Kushtetuta nuk mund të funksionojë me tolerancën e orës politike.
Prandaj topi tani është te Gjykata Kushtetuese. Dhe pyetja që ajo duhet t’i përgjigjet nuk është vetëm A u zgjodh Presidentja me 81 vota? Por. A u respektua Kushtetuta?
Dhe më tej: A mund të përdoret një krizë institucionale për të krijuar një pazar politike. Që ndryshon ligje me pasoja potenciale mbi një proces gjyqësor ende të papërfunduar? Sepse këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Kurtin. As vetëm me PDK-në. As vetëm me Presidenten. Kemi të bëjmë me standardin që do t’i vendoset shtetit të Kosovës.
Nëse sot politika mund të ndryshojë rregullat për të zgjidhur një krizë të vetën. Nesër një tjetër pushtet mund të bëjë të njëjtën gjë. Dhe atëherë nuk do të kemi më shtet ligjor. Do të kemi shtet të pazareve Prandaj pyetja e fundit është edhe më e thjeshta Çfarë u dha në këmbim të atyre 81 votave?
Sepse nëse përgjigjja është një pazar që ndryshon rregullat e një mekanizmi drejtësie Ndërkohë që proceset janë ende në apel, Atëherë çështja nuk është më vetëm se kush u bë Presidente.
Çështja është nëse për një mandat politik U pagua një çmim që mund të jetë shumë më i madh se vetë pushteti.
E nëse ky ndryshim ligji nesër përdoret në kontekstin e pasojave të një vendimi të Apelit, Atëherë historia e 6 tetorit do të shihet ndryshe. Sepse atëherë do të kuptohet se “marrëveshja” e natës nuk ishte vetëm për Presidenten. Ishte për atë që do të ndodhte pas Presidentes. Dhe kjo është arsyeja pse
Ora 00:03 nuk është fundi i historisë. Është vetëm fillimi i pyetjeve.
Tani le të flasë Gjykata Kushtetuese. Jo pazari. Jo politika. Jo interesi i partive. Jo intersi i Albin Kurtit. Jo interesi postit.
Gjykata Kushtetuese si gardian i Kushtetutës. Duhet të fladë Në intetes të Kosovës
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply