Tu them armiq e antishqiptare eshte pak e rende por jo fort e pa merituar .
Tu them ” shqiptare ” qe po ju dhimbet fort Atdheu e vecmas Kosova …me duket shume e tepruar .
Kur e gjithe shqiptaria mori fryme e lehtesuar qe me se fundi duket se Kosova po e kalon ngercin e frikshem politik qe rrezikonte shume seriozisht ta conte ate ne rruge pa krye …
Ngrihen do kodosha e kodoshe e na rindezin urat e zjarrit.
Ju drejtohem kesijsoj te gjithe atyre politikaneve, juristeve, gazetareve e analisteve qe edhe pse Presidentja e re e Kosoves nuk i ka mbushur 24 ore nga zgjedhja e saj prej Kuvendit te Kosoves qofte edhe permes nje kompromisi qe mbi te gjitha ve mbi gjithcka Kosoven e popullin e saj e jo partite politike e lideret e tyre …
…Kori kob-ndjelles u ngrit ne alarm.
Pse u zgjodh nje katolike kur Kosova ne shumice ka popullsi myslimane …
Pse u zgjodh e bija e argjendarit Simon Shiroka…familja e saj ka qene e lidhur me UDB ( akuze banale dhe e turpeshme ) ..pse leshoi Pe …Albin Kurti…pse LVV pranoi e propozoi nje ish deputete e ish ministre te PDK per presidente …pse ky lloj qendrimi prej LDK etj etj .
Te anullohet zgjedhja e saj…se u shkel me 3 , 12 seconda a qofte edhe 1 minute afati kushtetues (???)
Kur edhe vete amerikanet , ruset e kinezet kur i leshojne raketat e tyre ne hapsire e tolerojne nje lloj ” shkelje ” te tille …ne kerkojme te behemi me katolike se Papa .
Jane leshuar sot nga zinxhiret Kimete Berisha , Matoshet e Lirimet bashke me ca pseudo juriste si Arianiti e i jane vene punes seriozisht per te gjetur gjilperen ne kashte.
E ne pritje se cdo te thone sot Beratet, Batonet, Albatroset etj se mbreme kur u zgjodh presidentja qe fort vone per llapa-qenerine e tyre…
A po ju dhimbet me fort kushtetuta se sa Kosova aaa ?
E mire qe s’ po thoni …pse duhet te jete Akademike e Kryetare e akademizmit ne Kosove …e pse nuk duhet te jete njejte fjala vjen si Zegjineja e Rames dhe e parlamentit te Shqiperise…
E po keta monstra po i qajne hallin Pyllit pse …ju pre nje Peme.
Hall me burre e hall pa burre e halli mos martohesh kurre thoshte ngahera ne kesi rastesh nje e afermja ime familjare …dhe kish te drejte.
Po urojeni njehere znj.Pula per detyren e re qe Kuvendi i Kosoves i besoi…pastaj keni kohe te merreni e te rremoni sa te doni si ne CV e saj po ashtu edhe ne kompromisin Kurti…po e quaj une .
Po c’ paskemi qene ne shqiptaret per tu ngritur nga gjumi mahmur…me koken mbrapsht , mendjen firifiu…syte e fryra …e gojen hapur …more njerez.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply