Babëzia nuk ka as fund dhe as turp! Projekti i rrugës Milot-Balldren është prova ulëritëse se si kjo qeveri po zhvat hapur xhepat e qytetarëve shqiptarë.
Për vetëm 17 kilometra asfalt në terren krejtësisht fushorë, fatura është trefishuar paturpësisht nga 161 milionë, në 365 milionë euro!
Çfarë justifikimi ka që mirëmbajtja e një rruge të kushtojë 168 milionë euro, pothuajse sa vetë ndërtimi i saj? Asnjë! Kjo është thjesht një skemë e pastër vjedhjeje. Përmes garave fiktive, tenderave të anuluar e të paracaktuar në tavolina të fshehta, kostoja u fry me mbi 200 milionë euro dhe barra e koncesionit u zgjat nga 13 në 35 vite. Këta hajdutë në pusjtet po i vjedhin të ardhmen edhe brezave që ende nuk kanë lindur.
Kjo nuk është qeverisje, kjo është një organizatë kriminale e pandalshme zhvatjeje që pasuron klientelën e saj me paratë e popullit më të varfër në Europë. Një qeveri që nuk ndalet para asnjë abuzimi dhe që ekziston vetëm për të vjedhur, nuk meriton asnjë ditë më shumë në pushtet.
Është koha t’i themi NDAL këtij korrupsioni gërryes! Largimi i këtij modeli abuziv nuk është më zgjedhje, është detyrim qytetar dhe kombëtar!
Me datë 8 Tetor të gjithë bashkë kundër të keqes më të madhe që po shkatërron vendin tonë!.
Burimi/Facebook


Leave a Reply