Në cilin shtet të Evropës do të pranohej ky mohim flagrant i drejtësisë?
Jo në emrin tonë!
Me qëndrimet të pamatura, ju po bëheni palë e një drejtësie të deformuar dhe të padrejtë, e ushqyer nga dosjet dhe faktet e fabrikuara të një shteti përgjegjës për krime lufte dhe gjenocid, siç është Serbia.
Si përfaqësues të shteteve evropiane, ju drejtohemi me indinjatën më të thellë si nje kosovar që ka derdhe gjak për liri nuk mund të pranojë nje gjykatë që, ka nxjerrë aktgjykime mbi baza të falsifikuara. Ju e dini shumë mirë se kjo gjykatë nuk i jep llogari askujt tjetër përveç strukturave që mbrojnë krimet e kryera në Kosovë e qe bazën e kanë ne Beograd e Moskë.
Ambasadorë, a jeni ndalur qoftë edhe një herë të pyesni veten:
Pse kjo gjykatë nuk u mor kurrë me ekzekutimin e mbi 160 të burgosurve shqiptarë në Masakrën e Burgut të Dubravës? A është ne juridiksionin e saj!
Si mund t’i besojë kush një procesi ku dalin në shesh deklarata skandaloze diskriminuese, si ato të atribuuara gjyqtarit Charles Smith, apo akuza të rënda ndaj prokurorit Jack Smith për blerje dëshmitarë të rremë?
Apo mos po na trajtoni dhe ju si gjykatesi fashist që i quajti ” çlirimtaret kafshë që duhej zbutur”
Pse u shpërfillën denoncimet e hapura të vetë gjyqtarëve ndërkombëtarë, si Malcolm Simmons i EULEX-it, i cili ka ngritur alarmin për skandalet dhe ndërhyrjet politike brenda sistemit të drejtësisë?
Ambasadorë kush është akuzuar ndonjëherë për vrasjen e mbi 300 civilëve me 30 prill 1999 në Drenicë në masakra të njohura, mes të cilëve kishta edhe shumë familjarë?
Përgjigjja e institucioneve tuaja është heshtje, por dhimbja dhe e vërteta jonë mbeten të gjalla.
Në cilin vend të Evropës do të pranohej kjo tallje me gjakun e viktimave?
Jo në emrin tonë.
Kushdo që mendon të barazojë popullin viktimë që kërkoi liri me shtetin agresor, i ka bërë llogaritë rëndë gabim.
Drejtësia e njëanshme nuk është drejtësi është bashkëfajësi. Dhe ju, me qëndrimet tuaja, po bëheni palë me një padrejtësi pale me regjiminin që kreu gjenocid!.
Burimi/Facebook


Leave a Reply