Pas vrasjes emocionale po vjen vdekja sociale.
Njerëzit kanë vendosur protokoll të rreptë për mënyrën si duhet të flasin, kur duhet të qeshin, çfarë duhet të veshin dhe ku.
Me kë duhet të shoqërohen.
Çfarë do të studjojnë.
Si duhet të sillen që të jenë të pranueshëm dhe të pëlqyeshëm për njëri-tjetrin.
Kështu i bënë antipatikë ne veten.
Ne i fituam të gjitha liritë.
Lirinë për të qenë të barabartë.
Lirinë e shprehjes së mendimit.
Lirinë e fjalës.
Humbëm njeriun.
Dhe ja pse:
Njerëzimi duke parë se çfarë ishte i aftë të bënte gjatë luftës së Dytë Botërore, vendosi hierarkinë e vlerave që do t’i shërbenin njerëzimit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Dalja nga mesjeta e cila kishte rregulla dhe statuse të paravendosura që më parë mbi njerëzit në bazë të rangut dhe pasurisë, filloi me periudhën e Rilindjes Veneciane dhe përfundoi vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.
Njeriu ndërtoi kapitalin i cili do të vihej në shërbim të tij nëpërmjet tregut të lirë.
Në EU lindore ky proces u ngadalësua për shkak se në këto vende qeveriseshin me ekonomi të centralizuara.
Sidoqoftë, kapitali u vu në shërbim të njeriut
Pasi u kapërcye pragu i Lirisë pozitive, kapitali nga mjet, u kthye në qëllim.
Vdekja sociale filloi, duke vënë në punë mediat në shërbim të kapitalit.
Pas tyre, në shërbim të kapitalit u vu politika.
Dëgjuesit dhe shikuesit bombardohen me lajme që bëjnë bujë.
Asgjë e dobishme nuk gjendet më në spote publicitare.
Autoriteti, cilido qoftë ai, ka rënë.
Babai duhet të matet çfarë thotë.
Mamaja të mos dëgjohet.
Mësuesi trajtohet si shërbyes.
Institucionet si armiq.
Ky fenomen mbarëbotëror është rezultat i përmbysjes së çdo vlere.
Vdekja sociale po vjen ngadalë, pasi emocionalisht njerëzit po vriten.
Vrasja emocionale është autoriteti më i lartë në ditët e sotme.
Njerëzit kanë vetëm një shpresë.
Të mos vihen përballë por përkrah njëri-tjetrit.
Të jenë pro jetës dhe të mbrojnë jo vetëm jetën e tyre por edhe të tjetrit.
Njerëzit duhet patjetër të mësojnë të shohin njëri-tjetrin me njerzillëk.
Nuk jemi as të huaj, as armiq.
Njerëzit mbijetuan sepse ishin e vetmja tufë që nuk e linte as shokun, as armikun në fushëbetejë të panderuar dhe pavarrosur dhe të plagosurit i mbante në krah.
I vetmi shpëtim është të izolojmë të keqen e t’a pakësojnë atë.
Anna TenaBurimi/Facebook/


Leave a Reply