Kushtuar atdhetarit Ymer Prizreni
Të duam
zërin tënd si bri beteje, o Bacë Ymer Prizreni
Të lidhim një besë tjetër me zemrën e bashkuar
T’i japim
një tjetër lavdi meritore këtij vendi
Nën hijen
e flamurit Himnin e Shpresës për të kënduar.
Nuk
ka nevojë të numërojmë dritat e yjeve qiellore.
As
të bëhemi alpinistë të kapim maja Everesti
Të duam
në vatra sërish, o shpirti ynë arbëror
Të
na tregosh si urtak udhët me ngjyra ylberi.
Të duam
prapë mes nesh, o pajtimtar i parë në breza.
Se
krenaria nuk matet veç me majën e borëruar.
Hej,
Baca Ymer, me bukuri shqiptare nderohet vatra.
Të
zgjojmë gjuhëshqipen e amanetit të pashkruar.
Paskemi
nevojë të shtrëngojmë shkopinjtë e Skënderbeut.
Të
të thërasim ty, baca Ymer me urtinë fisnike.
Thërret Lumëbardhi, Drini, Buna e tërë gurët e dheut
Që drita e besimit të ndriçojë pragjet në vite.
Aty, në Opojë, ta ringrejmë Monumentin e Kujtesës.
Të vëmë aty mijëra lule zemre si më e bukura buqetë
Në qiellin
e shqiptarizmit mbete dritë kaherë e ndezur
Vargu
për ty ëshë një kala murelartë, një betim i shenjtë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply