Malsorët katolikë shqiptarë, të lidhur nga forcat malazeze, të cilët luftuan kundër pushtimit të Malësisë nga Mali i Zi në vitin 1912.
Kjo fotografi është një dëshmi e një prej periudhave më të vështira për shqiptarët e Malësisë. Në vitin 1912, në kuadër të Luftërave Ballkanike, Mali i Zi ndërmori ofensiva për pushtimin e territoreve shqiptare dhe Malësia u bë një nga zonat kryesore të përplasje
Malsorët katolikë shqiptarë u përpoqën të mbronin tokën, familjet dhe identitetin e tyre shqiptar përballë forcave malazeze. Shumë prej tyre u përballën me dhunë, vrasje, dëbime dhe shkatërrim
Por kjo histori ngre edhe disa pyetje që meriton të bëhen
1- Ku ishin shqiptarët myslimanë në atë moment?
2- Pse Malsorët katolikë u detyruan të përballeshin kaq shpesh me këto beteja në kushte kaq të vështira?
3- A pati solidaritet dhe ndihmë të mjaftueshme nga pjesa tjetër e shqiptarëve?
Këto nuk janë disa pyetje kundër myslimanëve shqiptarë të sotëm, por disa pyetje historike që kërkon përgjigje të sinqertë. Nuk mund të flasim për bashkim kombëtar dhe për një histori të përbashkët pa kujtuar edhe ata shqiptarë katolikë që, në momente vendimtare, luftuan dhe sakrifikuan për trojet e tyre.
Historia shqiptare duhet të tregohet e plotë: pa fshirë sakrificat e katolikëve dhe pa mohuar bashkëpunim e myslimanëve më pushtuesit osmanë.
Nga: FM IMAGES ALBANIA
Burimi/Facebook/Gjergj Rama


Leave a Reply