Tekstet e historisë në gjimnaze sikurse kurrikula e historisë e ministrisë janë të mbushura me budalliqe të tepërta pa asnjë kuptim!
Nuk di se çfarë thotë Diella idiote për këtë!
Nuk dinë çfarë të fusin më parë në lëndët e historisë dhe i mbushin me budalliqe. E paguan kombi sepse rinia del pa asnjë dije nga shkolla. Ku di unë, gjendja e partive politike në Francë në gjysmën e dytë të shekullit 19, aparteidi në Amerikë, Gjermania e Republikës së Vejemarit e plot nga këto ngjarje që sot për edukimin e të riut shqiptar, asnjë rol. Zero! I harrojnë sa kalon java! Dhe mirë bëjnë! I gjen në web, sa të duash, me tonelata.
Në vend në 20 mësime t’u mësojnë thelbin e dramës dhe tragjedisë historike të shqiptarëve dhe në funksion të saj t’u mësojnë edhe historinë universale aq sa ajo lidhet me tonën.
Me 20 mësime, do të isha në gjendje t’i edukoja, me pak literaturë, jo me ideologji, propagandë, vetëkënaqësi sikur kemi bërë namin!
Më mjafton tu shpjegoj:
– Herodotin dhe luftën e Athinës me Spartën si edhe implikimet nga Durrësi antik aty
– Rrëfimet e Ciceronit për zonën Butrint, Vlorës, Iliria e Jugut
– Kujtimet e Ana Komnenit ku sa herë ndonjë dordomuz italian në Italinë e drobolisur pas rënies së Romës ngrinte krye kundër Bizantit dhe Bizanti që i kthente reston duke shkelur mbi Shqipërinë e sotme.
– Veprën e Barletit për epopenë e Skënderbeut
– Luftën ruso – turke dhe Lidhjen e Prizrenit, veprën e Sami Frashërit
– Tekstin e Traktatit të Londrës
– Poemën e Fishtës Lahuta e Malësisë
– Tekstin e deklaratës së Kongresit të Lushnjës
– Vendimin e Parlamentit të prillit 39 që dorëzon kurorën e Mbretit Viktor Emanuelit
– Fjalimet e Hitlerit në Reishtag çfarë thotë për Shqipërinë, dhe po deshët edhe veprën vrastare Mein Kampf
– Tekstin e Marrëveshjes së Jaltës
– Tekstin e traktatit të Warshavës
– Ditarin e Enver Hoxhës për vitin 80 -85, për të parë gjëra që s’i dinë as mësuesit
– Tekstin e Gorbaçovit në Katovicë
Dhe sa për të krijuar njohuritë e përgjithëshme bëhet një formim për të kuptuar se cila ka qenë drama dhe tragjedia e historisë shqiptare.
Për t’u thënë pastaj se çfarë duhet bërë sot!
Por, jo si sot që i kanë lënë pa asnjë kujtesë !
Ja u bëjnë mendjen sallatë dhe në fund bie miu vritet, aq bosh i lënë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply