Po cilët janë këta “MBI 50”?Janë adoleshentët e viteve 70 -të dhe të rinjtë e viteve 80 -të. Ata që nuk kishin celular, kompjuter dhe “servosterzo”.
Janë ata që dilnin me motorçikleta pa kaskë, ishin flokelagur, pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër dhe arrinin në shtëpi me stalaktite akulli në flokë.
Janë ata që takoheshin gjithmonë “ke vendi” – në të njëjtin vend, sepse nuk kishin nevojë të takoheshin në një lokal “për aperitiv”. “Ke vendi” – ishte një bordurë, një stol, një shatërvan, një park.
Janë ata që hipnin minimalisht dy vetë në motor pasi kishin mbledhur lekët për ta mbushur me benzinë.
Ata, për të cilët gjëja më e rëndësishme ishte të takoheshin sepse donin që të rrinin bashkë, me shoqërinë.
Pikë!
Ata që shkëmbenin midis tyre disqet e preferuara, që rregjistronin këngë nga radio në magnetofonë me kaseta me shirit, duke ruajtur që ta ndalonin regjistrimin para se të fillonte e të fliste DG në fund të saj.
Dhe me një laps, e kthenin shiritin e kasetës pas për të dëgjuar përsëri këngën e parë.
Janë ata që telefononin një numër fiks (ne në Shqipëri kishim 04), për të mësuar orën ekzakte.
Janë ata që ruanin lekë për të blerë cigare me filter me shumicë tek kinkaleria e lagjes.
Ata që gjatë ditëve të verës gjenin një punë që të mos u kërkonin para prindërve. Ose edhe ata që ishin të detyruar nga prindërit që të gjenin një punë, nëse donin që të shkonin me pushime.
Janë ata që më pas bënin autostop, sepse paratë e programuara saktësisht për të bërë një muaj pushime, mbaronin pas 7 ditësh!
Janë grumbuj djemsh e vajzash të gëzuar e pa vramendje mbi Vespa apo mbi Ciao, që në ditët tona nuk i shohim më vërdallë. Nuk shihen më as “Vespa”-t, as “Ciao”-t dhe as djemtë e vajzat e gëzuar dhe të shkujdesur! Që me 50 lira luanin biliardino dhe me 100 lira zgjidhnin 3 këngë në j-box.
Ata që shkonin të vallëzonin 3 ditë në javë dhe kur dilnin në 1 të natës, merrnin një picë, deri në 4, që pastaj të shkonin e të hanin petulla të ngrohta, sa për të mos ndenjur pa ngrënë.
Janë ata që thoshin “O të gjithë, o asnjëri”, ata që për “influencer” kishin revista si “Fonzy”-n, “Intrepido -të guximshmin”, “Il Monello” dhe “Lanciostory”.
Ata që dimrit, bënin dashuri në makina jo të rehatshme e me sedilje që nuk shtriheshin.
Ata në ekuilibër perfekt me një kilogram autoradio në njërin xhep dhe një kilogram xhetona për telefon në xhepin tjetër.
Janë ata që kanë “ngrënë” shuplaka që të vegjël, si në shtëpi, ashtu edhe në shkollë.
Ata që u rritën pa “numrin e gjelbër”, ata që kanë thithur vazhdimish tym duhani nëpër lokale, smog-un e benzinës super dhe tani kanë “antitrupa të paprekshëm”.
Dhe nuk kanë frikë më nga asgjë.
Ndaj, duhet ta dini, që është një lodhje e kotë nëse mendoni që do t’i ndryshoni.
Lërini të qetë…
**S. Nervuti… Nga, muri i Agron Dervishi
Burimi/Facebook


Leave a Reply