Nga Skënder Sadri KAPITI
Patriotizmi, demokracia, liria dhe virtytshmëria gjënden në popull, mirëpo fatkeqësisht politika gjithshqiptare gjithonë vetëm sa ka spekulluar dhe përfituar prej tyre për të realizuar qëllimet për pushtet, pasuri dhe për interesa personale.Fakti që per herë të parë në historinë e Shqipërisë zhvillohen protesta të tilla me kauzë kryesore, atë kombëtare, atë për Shqipërinë etnike, unë këto protesta i kam quajtur Protesta për “Triumfin e Kombit”, pasi këto kauza unë i ka paralajmëruar se do t’i kërkojë që të realizohen nga një Lëvizje e Re rinore, qytetare dhe nga një elitë e mirëfilltë intelektuale, dhe kjo ka qenë arësyeja dhe motivi që më ka shtyrë para 14 vitesh që të shkruaj edhe Librin e “Triumfi i Kombit” .
Mirëpo që të realizohen këto kauza duhet që protestat dhe politika që mund të dalë prej tyre, duhen të drejtohen nga njerëz dhe individë që nuk kanë trashëgimi komunisto-enveriste dhe as lidhje të nëndheshme me
korrupsionin ,krimin dhe hajdutërinë e politiës së sotme.Triumfi i Kombit realizohet kur në krye të punëve të shtetit të vijnë njerëz patriotë që kanë trashëgimi, kulturë , kontribute dhe edukatë kombëtare dhe që janë dhe e ndjejnë veten shpirtërisht shqiptarë.
Këto protesta në fakt duke bërë krahasimin me të shkuarën janë shëmbullore dhe të një kulture të lartë qytetarie shqiptare janë ngjarja më e madhe që po zhvillohen në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sepse janë protesta mbarëkombëtare në emër të së drejtës së shqiptarëve për Shqipërinë etnike; për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar; janë protesta shëmbull i lartë i një kulture e civilizimi paqësor që po i tregojnë botës por edhe miqve të shqiptarëve , po u tregojnë atyre se shqiptarët janë të aftë që t’a bëjnë, kërkojnë dhe t’a fitojnë të drejtën e tyre të madhe: atë për shtetin etnik dhe modern;demokracinë dhe t’a mbrojnë lirinë dhe pavarësinë kombëtare ashtu si ua do interesi i tyre dhe njëkohësisht që është edhe e drejta dhe e vërteta shqiptare.
Sot si Shqipëria ashtu edhe Kosova ndodhen në udhëkryq prej politikës dhe prej politikanëve të saj , prej korrupsionit, hajnisë, tradhëtisë dhe të zullumqarëve të cilët sakrifikojnë gjithcka të Shqipërisë, të Kosovës dhe shqiptarëve për interesa personale, familjare ,klanore e partizane.
Populli merr atë se cfarë punon e meriton. Tani shqiptarët më në fund e kanë kuptuar se cfarë ishte komunizmi dhe neokomunizmi pas tij. Mirëpo e keqja politike dhe tradhtia kombëtare kur infektojnë rëndë shoqërinë nuk mposhten dhe nuk ndëshkohen aq lehtë, ato janë si sëmundja që hyn lehtë por shërohet me shumë vështirësi.
Shqiptarë a po i shihni, a po i dëgjoni dhe a po i prekni pasojat e rënda prej të cilave ankoheni, vuani dhe ndëshkoheni kaq rëndë nga një pakicë hajnash, tradhëtarësh, oligarkësh dhe mercenarësh që kanë nxjerrë në ankand interesin kombëtar dhe atdheun tuaj. Merrni guximin dhe dilni në protestë se tashmë frikën tuaj e ka vrarë rinia dhe elita qytetare që po
proteston. Zgjohuni shqiptarë dhe guxoni të mbështesni Lëvizjen histiorike rinore për Triumfin e Kombit, të drejtësisë, lirisë, demokracisë dhe të virtyteve e te vërtetave të larta kombëtare.Shqiptarë nëse dështon kjo Lëvizje e këtyre protestave, një gjë dihet se ajo që do humbasë është Shqipëria.
POR KUJDES! DUHET VIGJILENCË QË KAUZAT E KËTYRE PROTESTAVE TË MOS TRADHËTOHEN SIKURSE QË SHQIPTARËT POTHUAJSE GJITHMONË JANË TRADHËTUAR NGA PARITË E TYRE DHE NGA POLITIKA DHE POLITIKANËT E TYRE.HISTORIA KA VERTETUAR SE SHUMË ASISH PATRIOTËSH KUR KA MBËRRITUR PUNA PËR PUSHTET,PRIVILEGJE, PËR PARANË E PASURINË DHE PËR INTERESAT PERSONALE KANË BËRË EDHE TRADËTINË.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply