Nje djalosh turist nga Portugalia eshte vrare me thike pas nje perleshje banale ne nje lokal me goxha emer ne Ksamil.
Ngjarja eshte vertet e rende ndaj dhe gjeja e pare qe te vjen ndermend te thuash para gjithckaje eshte ….ngushellime te sinqerta familjes se viktimes.
Nuk eshte Shqiperia vendi i pare ne europe e ne bote ku vritet nje turist i huaj …e sigurisht nuk eshte as vendi i fundit i nje ngjarje te tille ndaj merreni me shtruar e vini ne pune llogjiken.
Thone qe sherri ka nisur pas ngacmimit te nje vajze ne nje Bar nate…sikurse thone qe viktima ka hyre per te ndare sherrin etj etj .
Derisa te zbardhet e plote dhe e sakte ngjarja eshte mire te mos i hedhim benzine zjarrit sepse vec demtojme e nuk ndihmojme.
Gjithesesi te bejne pershtypje disa fakte qe krimin ne fjale e bejne me te rende akoma dhe e nxjerrin zbuluar e pse jo pjesmarres ne krim vete shtetin…dhe kjo eshte vertet e pafaleshme po aq sa edhe e tmerreshme.
Ne skenen e krimit autori i vrasjes eshte ndihmuar edhe nga nje polic i policise se shtetit shqiptar…madje edhe nga nje tjeter polic i policise bashkiake .
Si ka mundesi qe ky shtet pais me license turistike ( bodyguard & host ) autorin e krimit vetem pse dinte 2- 3 gjuhe te huaja nderkohe qe ishte person ne kerkim ne nje shtet te huaj ku kish jetuar me pare .
Si ka mundesi qe pos 11 te arrestuarve te deri tanishem per krimin e ndodhur pronari i lokalit qe ka qene i pranishem ne ngjarje dhe qe ka ndihmuar vrasesin gjithashtu ….figuron i ikur ne drejtim te pa ditur…plus qe po ky person figuron me precedente penale e me probleme me drejtesine shqiptare…dhe ti o kodosh e palaco shtet e pais me license per aktivitet turistik
Si ka mundesi qe ne kete histori kriminale perfshihen edhe 2 shtetas turq …te cilet fusin ne bagazhin e makines se tyre vrasesin dhe kerkojne ta largojne e shpetojne nga skena e krimit duke u ndalur me pas , kapur e arrestuar diku andej nga Levani i Fierit …madje drejtuesi i automjetit ishte nje femer (??? )
Si ka mundesi qe vrasesi para hetuesit e prokurorit vendos te qepe gojen ndersa pjesmarresit e tjere ne krim kane nisur te tregojne gjithcka…
Si ka mundesi qe shumica e pjesmarresve ne krim te gjithe te moshes 20 – 29 vjec te jene punonjes te lokalit , resortit e bar restorantit ku ndodhi vrasja …dhe ky palaco shtet ben sikur nuk di gje….
E pra ja qe vrasja eshte bere haptazi ne sy te shtetit …te atij shteti palaco qe betohet e te permend nje e dy turizmin e mbrojtjen e jetes se cdo shtetasi e kur ti i ve perballe realitetin e hidhur …te quan sabotator e armik te turizmit shqiptar (???)
Ndaj dhe ate djaloshin portugez sot ne Ksamil nuk e vrau thesht nje shqiptar me mbiemrin Vata te cilin poshtersisht media e ndyre shqipfolese po nxiton ti kujtoje edhe Veriun si vend lindje te tij …por e vrau vete Shteti …i cili ndihmoi ne krim , ishte aty prezent koke e kembe dhe kontribuoi ne vrasje …e qe me pas do beje c’ te mundi per ta nxjerre veten te lare e te paster…si zakonisht e si perhere .
Ate djaloshin e gjore portugez nuk e vrau as Ksamili yne i bukur, as Shqiperia mikpritese e as shqiptaret paqesore e bujare …ate e vrau shteti i tyre kriminal e kerkushi tjeter.
A.R.D
Burimi/Facebook


Leave a Reply