Ndoshta sepse nuk flet vetëm për një mbret që nuk kishte rroba. Flet për një shoqëri që e sheh lakuriqësinë, por hesht. Flet për njerëz që duartrokasin edhe kur përpara tyre nuk ka asgjë për të duartrokitur.
Mbreti Lakuriq sot mund të gjendet në krye të qeverisë, në krye të bashkisë, në krye të çdo institucioni ku përgjegjësia është zëvendësuar me propagandën dhe dështimi është mbuluar me ceremoni.
Meqë jam lokaliste, po e nis nga vendi im…
Në krye të Malësisë kemi një kryetar, që është në mandatin e tretë të qeverisjes vendore. Tre mandate dhe miliona euro investime të deklaruara,por kur i sheh gjërat përtej tabelave, shifrave dhe inaugurimeve, pyetja është e thjeshtë:Ku janë rezultatet? Ku janë investimet dhe kujt i shërbejnë?
Milionat, nëse nuk sjellin ndryshim në jetën e qytetarëve, mbeten thjesht miliona euro të shpenzuara dhe kur problemet vazhdojnë të jenë po ato, atëherë investimi duhet matur jo me sa është hedhur, por me sa është bërë.
E ne të gjithë jemi dëshmitarë të miliona dështimeve nga kjo Bashki.
Tre mandate, një kryetare bashkie dhe tre nënkryetarë, që paguhen nga taksat tona për të punuar dhe për t’u dhënë zgjidhje problemeve.
Malësia nuk ka ujë.Nuk ka pastrim sistematik. Nuk ka një strategji të qartë zhvillimi. Nuk ka promovim serioz të potencialeve të saj. Nuk ka rrugët që meriton. Në zonën e Gruemirës, shumë rrugë fshatrash janë të pakalueshme.Nuk ka një vizion që ta bindë qytetarin se pas pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh vendi i tij do të jetë më mirë.
Por një të mirë e ka bërë kjo bashki dhe quhet: “Fshati në festë”.
Ka festa malesh e gërçesh, festa fshati e aktivitete që shërbejnë për të hedhur pak pluhur mbi realitetin. Pak muzikë, pak fotografi, pak fjalime dhe shumë duartrokitje.
Por këto festa nuk sjellin ujë në çezmat tona.Fotografitë e bukura të administratorëve dhe pushtetarëve lokalë nuk pastrojnë rrugët.Një koncert nuk ndërton një strategji zhvillimi.Një podium me fjalime patetike nuk e fsheh dot mjerimin ku është zhytur vendi ynë.
Malësia nuk ka nevojë për më shumë festa për të harruar problemet. Ka nevojë për drejtues, që t’i shohin problemet në sy dhe të japin llogari për to.
Sot, problemi më i madh nuk është se Mbreti është lakuriq.Problemi është se rreth tij ka një oborr të tërë,që vazhdon t’i thotë sa bukur është veshur.
Burimi/Facebook/Partia Konservatorealbania Malsiaemadhe


Leave a Reply