Në poemën “Çohi t’Dekun” ai e paraqitet si luan e si hero:
“Mo’le’Toptan, qi me shpatё tande binde
Nji shekull mbarё m’at maje Taraboshi!
Prap shpatёn njesh, e priju prap ti gjind’e,
Ndenjun n’votёrs’prarohet jo kodoshi….
Mblidh toskё e lapё, e sod pёr shqyptari
Qindro, si’i herё qindrove me trimni.”
Edhe Mihajl Grameno ka shkruar shkrimin me të cilin e glofirikon. Edhe në Vjenë, shkruan Eqeremi, kur shkova me të, gjeneralët austriakë thanë ka ardhur mbrojtësi i Shkodrës dhe e pritën me nderime.
Ngrihen tani media si Dritare të cilat duan të mbajnë gjallë realizmin socialist dhe duan ta vazhdojnë rrenën. Na kanë rrejt si derrat 45 vjet komunizëm kur askush nuk mundej tua kthente fjalën sepse ishte diktatura, duan të na rrejnë edhe sot kur ne jo vetëm mundemi tua kthejmë por mundemi t’i demaskojmë para gjithë njerëzimit.
Arsyeja pse duan të na rrejnë është se janë të frikësuar. Frikë se liria dhe transparenca iu shkatërron krenarinë boshe dhe mbi të gjitha iu shkatërron platformën përmes të cilës ata kanë pretenduar të kenë superioritet moral dhe legjitimitet patriotik e kulturor mbi kombtaristët.
Duan të thonë se lavdia e vetme i takon Luftës Nacional-Çlirimtare dhe partizanëve. Se para tyre nuk ka dhe më heronj se ata nuk ka. E duan patriotizmin nën pronësi. Nëse pranohet se në Shkodër ishin 15,000 shqiptarë të cilët qëndruan 183 ditë nën rrethim serbo-malazez, nëse pranohet se këtyre iu printe me heroizëm Esad pashë Tirana, historia e tyre bie dhe rrënohet. Ata dalin në plan të dytë dhe humbin legjitimitetin. Prandaj duhen harruar ata 15,000 shqiptarë që luftuan në mbrojtjen e Shkodrës si dhe duhet denigruar komandanti i tyre duke u shpallur tradhëtar.
Ne kemi respekt për çdo partizan i cili gjuajti qoftë edhe një plumb kundër pushtuesit. Mirëpo lufta e Shkodrës është e pakrahasueshme për kah përmasat dhe lavdia.
Ishte luftë frontale, midis ushtrive të rregullta, ishte luftë epike ku Esad pasha brenda një nate në Bërdicë ka asgjësuar 1800 ushtarë të gjeneralit serb Damian Popoviq, themeluesi i Dorës së Zezë.
Ishte lufta ku Shqipëria e Mesme bashkë me Mat e Dibër nën udhëheqjen e pashës së Tiranës, mposhtën dy ushtri. Fituan sepse në objektivat ushtarake rezultati është se Shkodra u shpëtua. Këta e mbajtën blind deri në 23 prill 1913. Fuqitë e Mëdha kishin vendosur në Londër qysh në 26 mars. Dhe vendosën pikërisht sepse Shkodra u mbajt nga këta ushtarë, bejlerë e pashallarë të kohës. Nëse do të ishte dorëzuar Shkodra siç u dorëzua Janina, kufiri malazez do të vinte deri në lumin Mat, sepse ka pasur projekt të mbështetur edhe prej Italisë që Shqipëria veri-perëndimore t’i bashkohej Malit të Zi. Italia e mbështeste sepse vajza e krajl Nikollës së Malit të Zi, ishte gruaja e mbretit të Italisë.
Në Shkodër u angazhua gjithkush. Shkoi edhe Ahmed Zogu 18 vjeç me 1000 matjanë bashkë me Mazar beg Toptanin në atë që quhet beteja e Kakarriqit. U thirr pasha tjetër i Tiranës, Mahmud Hajret Jella për të marshuar me trupa prej Beratit ku ndodhej e për t’i ndihmuar Shkodrës. Nuk mundi të arrinte prej terrenit dhe pritës serbo-bullgare ne Myzeqe.
Këtu janë bërë filma me Tomka dhe shokët e tij duke na treguar se si gjermanët u zunë fushën e futbollit disa kalamajve. E nuk është bërë jo film por as një dokumentar për luftën më të madhe patriotike që kanë bërë shqiptarët; nuk na është treguar se si 15 mijë ushtarë vullnetarë prej Dibrës, Matit, Tiranës, Krujës, Durrësit, Shijakut, Elbasanit, Peqinit, Belshit, Gramshit, Rogozhinës etj shkuan në Shkodër nën komandën e Esad pashë Tiranës dhe dolën fitues duke ua pamundësuar dy ushtrive serbo-malazeze marrjen e Shkodrës. A ishte edhe ushtria osmane aty? Po. Siç me serbo-malazezët ishin ushtritë ruse e franceze të cilat i furnizonin.
Paralel me Esad pashë Toptanin në qytetin Przemysl, ishte rrethuar gjenerali austriak Herman Kusmanek. Edhe ai u rrethua plot 6 muaj nga ushtria ruse. Pas 6 muajsh ai e dorëzoi qytetin sepse skishte asnjë mundësi për ta mbajtur prej mungesës së ushqimit dhe furnizimeve. I therën dhe i hëngrën deri edhe kuajt e luftës, mandej u dorëzuan. Por Kusmanek nuk u shpall tradhëtar edhe pse u dorëzua tek rusët me 100 mijë ushtarë. Përkundrazi ai u prit nga perandori Karli I dhe u dekorua me Urdhërin e Kurorës së Hekurt.
Hasan Riza pasha u vra në 1 shkurt 1913 në konfliktin me ushtarakët e tjerë sepse Hasan Riza kërkonte të largohej e të çante për Tivar duke e braktisur qytetin. Mirëpo Shkodra nën komandën e Esad pashës u mbajt deri në 23 prill. Si ka mundësi Esad pasha e drejtoi mbrojtjen edhe 3 muaj pas vrasjes së Hasan Rizës, meqenëse paska pasur qëllim ta dorëzojë? E kishte dorëzuar me 2 shkurt dhe e sigurt që Shkodrën e merrte Mali i Zi, pasi Fuqitë e Mëdha vendosën vetëm në 26 prill duke parë gjendjen në terren, duke parë se shqiptarët kurrsesi nuk e lëshonin Shkodrën.
Industria e rrenës këtu është e frikshme. Duan patjetër jo vetëm ta fshijnë nga historia luftën patriotike të Shkodrës por edhe ta denigrojnë deri në asht Esad pashën. Na thonë se u varros në varrezat serbe sepse ishte serb, njeriu që i ka vrarë Serbisë 1800 ushtarë në një betejë të vetme. Esad pasha u varros në varrezat e aleatëve sepse pasi dështoi atentati i princ Vidit dhe Tompsonit kundër tij, mbreti qëlloi me top vilën e ministrit të vet, Esadi përfundoi me aleancën franko-britaniko-amerikane dhe është i pari që ka takuar presidentin amerikan Willson dhe i ka paraqitur memon e famshme kundër copëtimit të Shqipërisë. Me ketë aleancë ka qenë edhe Serbia. Siç krenohemi se mbajtëm krahun e duhur të historisë duke u rreshtuar me aleancën në Luftën e Dytë, duhet të përdorim të njejtin standard edhe për Luftën e Parë sepse edhe në Luftën e Parë shkuam në Versajë si fitues falë rreshtimit të Esadit.
Kemi një sëmundje të keqe dhe urrejtje të madhe saqe skemi hiç mëshirë; mundemi ta shpallim tjetrin tradhëtar thjesht sepse ashtu na intereson ne. Esad pasha ishte politikan intrigant, ka bërë dëmet e veta në luftën politike dhe ekonomike por ato çfarë duan t’i mveshin këta nuk i ka bërë.
Prandaj nuk e pranojmë rrenën!
Burimi/Facebook


Leave a Reply