Kemi 20 vjet, që ia shohim sherrin sistemit zgjedhor për Kuvendin, që është kombinimi më i keq i mundshëm, i tre të këqijave të veçanta: proporcional, rajonal dhe me lista të mbyllura. E bëri çifti Rama-Berisha, me kukullat respektive dhe e modifikoi çifti Rama-Basha, duke i shtuar të keqen e katërt: ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Rezultati dihet. Në 4 palë zgjedhje radhazi, Këllira pakëson votat dhe shton mandatet e fituara.
Por sa kohë kemi ende në politikë boshtin e së keqes, Rama-Berisha, “nuk kemi parë asgjë akoma”, siç tha Këllira në shtator 2013.
Sipas rregullit, të keqen më të vogël e propozon Këllira dhe pastaj del Luli ose Sala, bën një propozim edhe më të keq, që të mos na duket aq i keq propozimi i Këllirës.
Këllira propozon referendum për uljen e numrit të deputetëve, nga 140 në 100, që Kuvendi i ardhshëm të ketë vetëm dy (në fakt një) parti: PS/PD. Mirëpo për të shkuar te referendumi, i duhet një ligj për referendumet, që Berisha (+Basha) dhe Rama (+Nano), nuk e kanë dashur kurrë dhe nuk e kanë miratuar, në shkelje të Kushtetutës!
Pa dyshim një ligj i mirë për referendumet do të ishte i mirëpritur. Referendumi për uljen e numrit të deputetëve do të ishte një rikthim tek demokracia direkte, pas gati 30 vitesh. Ky referendum do të ishte referendum kushtetues (numri i deputetëve përcaktohet nga Kushtetuta), pra do të ishte amendamenti i parë kushtetues, i miratuar me referendum, pas 7 amendamentesh të miratuar vetëm nga Kuvendi.
Ju duket i keq propozimi i Këllirës për uljen e numrit të deputetëve? Keni të drejtë! Është i keq! Godet pluralizmin. Deformon edhe më keq votën. Po prisni! Ka edhe më keq! Është ajo që propozon doktor Virusi!
Çfarë propozon Saliu? E para del kundër referendumit, madje edhe kundër projekt-ligjit të ri për referendumet. Jo sepse ai është projekt-ligj i keq, por sepse “nuk pranon të votojë asnjë ligj të kësaj qeverie”. Nuk kërkon ndryshime në projekt-ligj, në interes të shqiptarëve. Nuk do ligj hiç, në interes të b*thës së vet dhe asaj të Këllirës. “Nuk ka nevojë për referendum, – thotë gjysma tjetër e derrit maç, – e miratojmë bashkarisht në Kuvend, POOOOR… nëse e bëjmë Kuvendin me dy dhoma dhe Senati, dhoma e lartë, të ketë 40 senatorë.”
Ajo që asnjëri prej tyre nuk e ka thënë akoma, është se harta e re zgjedhore, mund të jetë me 4 zona zgjedhore, në vend të 12 që ka aktualisht. Pra sistemi do të mbetet RAJONAL. Këtu gjithkush mund të përdorë aritmetikën e thjeshtë, që të kuptojë se 100 mandate, pjesëtuar me 4 rajone baraz me 25 mandate për rajon, dmth minimumi 4% të votave në SECILIN rajon, për të fituar një mandat ndonjëra nga partitë e reja. Më keq se aktualisht. Ky është propozimi i Këllirës.
Mirëpo doktor Virusi e do Senatin me 40 senatorë. Dhe Senati do të jetë dhoma E LARTË e Kuvendit, dmth praktikisht instanca vendimmarrëse, që mund të shfuqizojë të gjitha projekt-ligjet, që mund të miratojë Dhoma E ULËT, ajo e deputetëve, me 100 deputetë. Por për të fituar një mandat senatori, në një hartë zgjedhore me 4 rajone, të duhen jo 4% të votave të atij rajoni, por 10%! Nëse në Dhomën e Deputetëve mund të hyjë ndonjë deputet i Tom Doshit, në Rajonin e Veriut dhe ndoshta Agron Shehaj në Rajonin e Tiranës, në Senat nuk ka shanse të hyjë askush tjetër veç atyre, që emërohen nga Këllira dhe Virusi.
Ja pra, pse Këllira dhe Virusi duhet të zhduken një herë e përgjithmonë nga skena politike e vendit, bashkë më kërpudhat e tyre helmuese respektive. Nëse ne i lejojmë ta ndryshojnë edhe këtë herë Kushtetutën siç duan ata, nuk do të kemi më asnjë shans t’i rrëzojmë.
Ligj për Referendumet PO, Kushtetutë të re PO, por me Këllirën dhe Virusin JO! Si Ligjin për Referendumet, si Kushtetutën e re, duhet t’i miratojmë Ne, Populli, Sovrani!



Burimi/Facebook


Leave a Reply