Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka ndarë një vlerësim të veçantë për Shkodrën, duke e cilësuar atë si një qytet që sfidon çdo vizitor me historinë, kulturën dhe njerëzit e tij.
“Shkodra është një qytet që të sfidon. Të sfidon me zgjuarsinë, të sfidon me gjuhën e ruajtur, të sfidon me kulturën, me arkitekturën, me vetëpërmbajtjen e saj për të mos shkatërruar gjithçka për hir të qytetërimit.
Në Shkodër është një vend që kënaqesh shumë, por që edhe vihesh në siklet, sepse je i detyruar të mendosh, të ndjesh dhe të thuash diçka të mençur, sepse është një popull i mençur”, u shpreh Ahmeti.
Deklarata e saj u prit me interes gjatë pjesëmarrjes në edicionin e 10-të të Za Fest, duke vënë në pah identitetin kulturor të Shkodrës dhe rolin e saj si një nga qendrat më të rëndësishme të artit, letërsisë dhe mendimit në Shqipëri.
Burimi/Istagram/portali_shkodres


Leave a Reply