Ajo vinte për herë të parë në fshatin tim Piqeras, nga qyteti Radon i Polonisë, bashkë me bashkëshortin dhe të birin e vogël, Dhe unë isha në rolin e mikëpritësit, me një gjuhë sllave të çalë, të mësuar 63 vite të shkuara, kur gjuhët e tjera figuronin edhe ato “të ndaluara!”
Po rastësia bënë gjithmonë të sajën: ajo mëson në Gugëll se kush isha e nëpërmjet sime bije kërkoi një takim njohës në përputhje me kërshërinë e fillimit. Ishte gjetur befas “pika lidhëse”: Teatri
Ajo qe familjarizuar me skenën nëpërmjet dy gjyshërve aktor qysh në vitin 1945…Dhe unë e ftova në tryezen e kafesë, me pa atë “çalim gjuhe”…
-Është fjala për një Teatër Amator të kohës së pasluftës,-tha ajo,-si Kontekst Historik. Entuziazmi Pas Luftës: Tradita e teatrit. Me kore dhe klube dramash që vepronin brenda shoqatave artizanale dhe kooperativste. Midis viteve 1945 dhe 1947, pati një shpërthim masiv në nevojën për të rindërtuar jetën kulturore. Njerëzit dëshironin thellësisht të përjetonin etjen për arte e letërsi të madhe, të cilat ishtin të cunguara dikur, ose të ndaluara gjatë pushtimit nazist
-Kush e krijoi Teatrin?
-Grupet e dramave u formuan kryesisht nga inteligjenca lokale – mësues nga shkollat e Kozienicës (si gjimnazi dhe shkolla e mesme e paraluftës), po edhe me nëpunës civilë, artizanë dhe të rinj të talentuar. Të drejtuar nga mësues të gjuhës polake, këto grupe sollën në jetë shfaqje klasike fillimisht dhe me pas spektakle moderne, me pasazhe progresive,..
-Me sa di unë, vendi juaj kishte Teatro më të konsoliduara, qysh para luftës…
– E vërtetë kjo, veçse Lufta solli shumë shkatërrime edhe tek ne. Kështuqë, gjyshi me gjyshen time më kanë rrëfyer se Shfaqjet dhe provat zakonisht zhvilloheshin në dhomat e komunitetit lokal, në ish-sallat e famullisë ose në ndërtesat shkollore. Kjo vazhdoi deri në vitet 1950 dhe më vonë, kur jeta kulturore u zhvendos përgjithmonë në qendrat e sapokrijuara të komunitetit (të cilat më vonë u bënë Qendra Kulturore e Kozienicës)..
– I asaj perudhe është edhe dramaturgu i njohur Stowacki, apo jo?
– Po. me dramën “Mazepa”. Vënia në skenë e dramave të Stowackit, me subjekte romantike ose veprat e Mickiewicz dhe Fredros ishte një praktikë e përhapur midis teatrove amatore në Poloninë e hershme të pasluftës. Teatri shihej si një mision edukativ dhe kombëtar. Interesante është se një premierë e profilit të lartë e “Mazepës” pas luftës u zhvillua në Teatrin Polak në Varshavë në mars të vitit 1946, gjë që me shumë gjasa i frymëzoi krijuesit vendas në Kozienicë të zgjidhnin të njëjtin titull…
– Personalisht nga Teatri e Dramaturgjia juaj, njohë me mirë Gabriela Zapolskën, një vepër e fortë kunder apsolutizmit e dhunës familjare, trajtuar me art në dramën e saj “Morali i Zonjës Dulska” që hyri në repertorin tonë Kombëtar me aktor klasi, sikunder qenë Mihal Popi, Violeta Manushi e Prokop Mima. Realizuar me mjeshtëri të lartë aktrimi kunder moralit të rremë…Edhe pse me ngjarje 200 vite të shkuara…
– Në Poloni Gabriela është shumë e njohur, jo vetëm si dramaturge, po edhe si aktore e noveliste…
– Në Gugëll mësova,-tha ajo e trishtuar,-se juve ju kanë ndëshkur për një shfaqje teatri që nuk i pëlqeu Diktatorit, apo jo?…
– Eh, Zonjë…Qe një kohë e tmerrshëme, që përpiqem ta fshijë nga kujtesa, por kjo qënka e pamundur…Shekspiri, Zonjë e nderuar, e thotë qartë:” Mbretit nuk i pëlqeu komadia, a e vraftë Perëndia!” Pak bëri edhe Gomulka tek ju…Po ky i yni ia kalonte, nga që vrau e ndëshkoi edhe “bashkëpuntorët e tij më të afert. E gjithë Shqiperia qe kthyer në një “Burg nën qiellin e Hapur”!
– Një jetë mizore…E ke hedhur neper libra?
– Pa tjetër..Se mu shkatërrua e gjithë jeta shoqërore, familjare e ajo artistiko-Letrare..Bile, edhe pas vitit 1982, qe çpikur një ndëshkim i dytë,”Lufta Klasore”, që kush burgosej atëhere duhej të shlyente dhe ndëshkimin plus, duke bërë punë të rënda, me hapje kanalesh e ngarkim-shkarkim kamionësh me gurë e çimento.. Sa që gruas time i duheshin dyzina me kallup sapuni për të mi lara teshat..Shqipëria jonë qe kthyer në nj Teater Absurd, sikunder e ka cilesuar edhe teoricjeni juaj i Teatrit Grotowski…
– Eh…Jerzy Grotowski..Ai e reformoi Teatrin tonë..Që e rëzoi edhe idhullin e Stanislavskut rus dhe e e njohu e gjithë Bota…
– Jo plotësisht…Po ama i dha Teatrit Polak një drejtim tjetër, nëpermjet inprovizimeve të domosdoshme mbi tekstin e autorit, si një distancim pa e humbur dhe vetëdijen e aktorit… E pasuroi Teatrin tuaj. Bile edhe tek ne u krijua një Teatër Eksperimentai, që e studjonte Grotowskin…Se edhe ne eksperimentojmë Zonjë…
– E shohim dhe e ndjejmë këtë..Shqiperia ka ndryshuar… Si edhe ne…Kjo është gjë e mirë…Prandajë edhe erdhëm.. E, ja tek jemi e u takuam edhe me një njeri si ju në nje fshat kaq të bukur…Mbrëm tek ju pati stuhi e shkrepnin vetëtima pa rreshtur,,,Djali im i vogël u trëmb… Po i thashë: “Mos ki Frikë”,, Se pas stuhive shkrep dielli, apo jo?
Piqeras, më 23 korrik 2026 (nga biseda me Zonjën Magdalena Jelonkevic,-turiste nga Polonia)



Burimi/Facebook


Leave a Reply