Si prind, si qytetar dhe si njeri, shpirti më mbushet me vrer e revoltë kur shoh ato pamje makabre! Cili ligj, cili moral e cila uniformë e arsyeton tërheqjen zvarrë të një nëne të moshuar në mes të rrugës? Cili burrë me pelerinë shteti ka guximin të vërë duart mbi një nënë që mund të jetë e ëma, e gjyshja apo motra e tij, vetëm për të mbrojtur makinat luksoze dhe kolltuqet e ngrohta të një grushti pushtetarësh? Kjo nuk është thjesht polici, kjo është mburojë për një bandë!
Faktet janë me gjak e me lot në çdo trotuar të këtij vendi. Kemi parë të rinj të vrarë si Klodjan Rashaj me plumb pas shpine në mes të natës, vetëm se shkelën orën policore. Shohim çdo ditë një skuadër kriminelësh e hajdutësh që vjedhin me ligj e me kartona në Parlament, që kanë grabitur e shitur brigjet, pyjet, malet e çdo pasuri kombëtare. Shohim fshatrat e qytetet tona që po zbrazen, familjet që po copëtohen në emigrim dhe pensionistët që dridhen tek numërojnë qindarkat për bukën e gojës, ndërsa kjo oligarki po mbytet në luks. Sot, në ditën e 54-të të protestës, shohim nënën tonë të moshuar të tërhequr zvarrë nga gardhet metalike e policia, ndërsa ata që e çuan vendin në këtë falimentim moral vazhdojnë të bëjnë sehir nga zyrat e blinduara!
Po ku jeni ju VIP-at e shitur? Ku janë ato media që pëlcasin me reklama e lajme luksi, por sot heshtin si të vdekur? Heshtja juaj është bashkëfajësi e pastër, sepse edhe ju e keni futur gishtin në mjaltin e kësaj vjedhjeje kombëtare!
Kupa jo vetëm që u mbush, por po derdhet me gjak e me dinjitet të shkelur! Kjo nuk zgjidhet më me fjalë e as me dorëzim, por me një revoltë e protestë popullore që t’u tundë themelet këtij pushteti të kalbur!
ZHDUKUNI E HAPNI RRUGËN!
Të ngrihemi të gjithë bashkë për gjakun e të rinjve tanë, për lotët dhe dinjitetin e nënave tona të moshuara, për familjet tona të copëtuara dhe për Shqipërinë që po e zbrazin çdo ditë!
Me revoltë të thellë e me respekt prindëror,
Paulin Maçaj
Shkodër
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply