Një shqiptar 29-vjeçar është shpallur hero në Itali pasi shpëtoi jetën e një djali që po rrëzohej nga kati i tretë i një ndërtese në Gambassi Terme, afër Firences.
Ngjarja u zhvillua ndërsa shqiptari, i njohur si Jnes, po inspektonte një apartament për të gjetur banesë. Nga dritarja vërejti një të ri në pozicion shumë të rrezikshëm në ndërtesën ngjitur.
Pa ngurruar asnjë çast, vrapoi drejt vendit dhe, pikërisht në momentin kur i riu po rrëzohej, arriti ta kapë për këmbësh, duke shmangur goditjen e rëndë me tokën. Falë ndërhyrjes së tij të menjëhershme, i riu pësoi vetëm dëmtime të vogla dhe u transportua në spital jashtë rrezikut.
Veprimi i shqiptarit ka lënë gjurmë të thella në të gjithë komunitetin. Kryebashkiaku i Gambassi Terme, Sergio Marzocchi, e falënderoi publikisht, duke e cilësuar akt të vërtetë heroizmi dhe humanizmi.
“Me trimëri dhe vendosmëri të rrallë, ai vuri në rrezik jetën e vet për të shpëtuar një njeriu tjetër. Gesti i tij do të mbetet simbol shprese dhe solidariteti për komunitetin tonë,” deklaroi kryebashkiaku.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se po punojnë për hartimin e rregullores për dhënien e shtetësisë nderi dhe se Jnes pritet të jetë ndër të parët që do ta marrë këtë njohje, si shprehje mirënjohjeje për heroizmin e tij.
Burimi/Facebook/Lajme Javore


Leave a Reply