Analizë pa Doreza: Kalbëzimi Moral dhe Falimentimi i KarakteritKjo revoltë e brendshme nuk është thjesht një reagim emocional ndaj një ngjarjeje të izoluar, por është diagnoza më e hidhur e një falimentimi të thellë moral e kombëtar, ku njeriu ka pranuar vullnetarisht të zhvishet nga çdo fije dinjiteti, bese e identiteti për një copë bukë apo një kockë pushteti. Përplasja e dhimbshme mes botës së traditës e krenarisë së trashëguar dhe realiteti sotëm zbulon një shkallë tjetërsimi të frikshme, ku ata që dje betoheshin mbi gurët e vatrës se do të mbrojnë nderin e shtëpisë, sot ualen duke i bërë temena e duke i lepirë këpucët po atij pushtetari që u solli shkatërrimin, u vuri tritolin dhe u rrafshoi mundin e një jete. Historia e pulës së Stalinit gjen këtu zbatimin më të ulët e më makabër: pushteti të rrjep të gjitha pendët, të gjymton e të shkelmon, dhe pastaj të hedh dy kokrra grurë te këmbët, ndërsa ti, i paftuar e i poshtëruar, kthehesh ta falënderosh e ta presësh me lule atë që të bëri xhelatin e ëndrrave të tua. Kjo nuk është më thjesht një dobësi njerëzore apo një përshtatje pragmatike me kohën, por është një vdekje e heshtur e shpirtit, një imoralitet kolektiv ku servilizmi shitet si “mençuri” dhe pafytyrësia si “intelekt”. Ndërmjet dekadave të tëra sakrifice dhe gjakut të derdhur për të ruajtur pragun e krahinës, del në sipërfaqe një gjak i fëlliqur e i nënshtruar që ushqehet vetëm nga stomaku dhe xhepi, duke harruar kujtesën historike, dinjitetin e familjes dhe të ardhmen e fëmijëve. Kur vështron se si shkelet e fshihet puna e një jete dhe viktima vetë iu buzëqesh e iu përulet shtypësve të vet, mendja ngrin nga një trishtim i akullt sepse kuptohet se ky lloj njeriu ka humbur çdo gjë të shenjtë dhe nuk Meritonte as mbrojtjen e bashkëqytetarëve që dalin në sheshe për t’i mbrojtur një dinjitet që ai vetë nuk e ka pasur kurrë. Në fund të ditës, dënimi më i madh për këtë racë servilësh e tradhtarësh të vatrës nuk do të jetë vetëm përbuzja publike apo pështyma e historisë që do t’i shkelë si mbetje, por mallkimi i heshtur që do t’u rrijë mbi shtëpi e mbi gjak, sepse çdo gjë e fituar me pabesi e me lepirje kthehet në helm që u shuan vatrën dhe u lë si të vetmen trashëgimi vetëm blozën e dëshpërimit dhe turpin e pashlyeshëm.
Paulin Maçaj
SHkoder
Burimi/Facebook


Leave a Reply