Nga Laureta Petoshati
Të çmendi vapa, rrogat, paraja,
harrove nga e kishe nisur,
pordhët t’u bënë të mëdhaja,
o aristokrat i stisur…
Botës i re vërdallë
shkove kryq e tërthor,
e nise nga buka me dhallë,
mbarove me gjoba në dorë.
I bleve disa shtëpi
atje në vendin e shtrenjtë,
me mole, jahte e pasuri,
mes shokësh hiqeshe mbret…
Harrove se kishe dhe grua,
fëmijë kërrthinj në shtëpi,
e nxirrje ç’kishe në thua,
jo si një gjarpër, por mi…
Kishe miq pushtetarë,
mendoje s’të lëviz as topi,
ndërsa vodisje si i marrë,
ta mori mendjen Kaliopi…
I bëre ca rrokullima,
vetë Zoti i madh të ndëshkoi,
Kaliopi me ulërima
u gjend ku vdiq “heroi”.
Ç’na gjeti, ç’na gjeti,
u ngrit qyteti, pushteti,
shamitë me lot s’i hoqën nga dora,
e vendi plot me kurora.
Ç’hetonte e martë e mira,
që e vranë kur ra errësira,
heroin e zogut të Kaliopit,
ta përcjellim në shtratin e topit!
Vlorë 20 korrik 2026
Piktura “Lindja e nje idhulli” nga René Magritte
Burimi/Facebook


Leave a Reply