Shumë kush ka pasë fotografi nga mjeshtri shkodranë Angjelin Nenshati, por unë kam kujtime të veçanta me artistin e fotografisë, mbasi në vitet 72 e mbrapa isha pjesë e levizjeve teatrore të kohës, e Angjelini ishte gjithmonë prezent me ne, edhe në provat gjenerale, si të dramës ashtu edhe të estradës, si në Klubin e Rinisë ashtu edhe në festivalet e dramës të Gjimnazeve e të Ndermarrjeve. Kohët ishin të vështira, por lëvizja artistike e kulturore amatore ishte prezent gjithë vitin.
Angjelini kishte edhe nji cilësi të veçantë, se perveç se na fotografonte, i stamponte disa nga fotot pikante e na i jepte privatisht, foto artistike, por edhe familjare e shoqnore. Personalisht kam shumë foto montazhe të episodeve të mija jetësore si në skenë edhe në jetë, të cilat i kam kujtim nga mjeshtri i fotografisë Nenshati, i cili perveçse profesionist e qytetar i klasit të parë, ishte artist e krijues tuj fiksue me aparat mizanskena që janë art i mirëfilltë. Ktu kam nji foto që ma ka pas dhanë mbas dramës KRISMA NË SHAR, ku luejta rolin e Kelmend Gajrisë, nji rol dramatik, pasqyrë tipike e vuejtjeve të malsorit shqiptar nën pushtuesin sllav. Ishte nji monolog ku Baca plak gdhend dhimbjen e shpirtit të tij në gurin e vorrit të djalit të vet të vramë në mbrojtje të pragut e nderit të shpisë. Edhe sot kur e kujtoj ktë monolog me rrenqethet trupi.
Per shfaqjen në Teatër Migjeni, grimin ma pat ba Bert Shiroka.
Burimi/Facebook


Leave a Reply