Ndersa syte dhe veshet e te gjitheve, brenda dhe jashte vendit, jane tek protesta, per te pare se si do te jete qeveria e te ardhmes, nje ngjarje e rende tronditi opinion publik.
Nje person, deklaroi publikisht ne proteste se programi i tij per Qeverine “Shqiperia e Re”, ishte: “Te hame, te pime, te rrime, te q*me”.
U interesova dhe mesova se ky zoteria ishte diplomuar per shkenca politike ne Tirane, me pas kishte bere doktoraturen ne “Harvard University”, Fakulteti i Shkencave te Komunikimit Politik Rural, me teme: “Si te rrime urte para qeverise”.
Ne qeverine e re qe po formohet ne Hotel “Tirana”, ai ishte parashikuar te merrte postin Minister i Ceshtjeve te Qejfit dhe Etikes. Post per te cilin ishte pergatitur Prof.Dr. Selami Jenishehri.
Por, programi i tij ra si bombe!
Burra e gra te ndershem, qytetare te edukuar e te moralshem, reaguan menjehere kunder kesaj teze. Me te drejte, ata pyeten: Nese te gjithe rrime, hame, pijme dhe q…, kush do te punoje?
Ndersa shume te tjere thane se, po te qe per kete program, i kemi mire keta qe kemi, pasi prej 35 vjetesh ky program po zbatohet ne Shqiperi, por ai qe e ka “ngrene” ka qene populli i edukuar dhe qytetar.
Edhe ministrat dhe deputetet e mazhorances u ndjene te fyer nga kjo pike e programit te Qeverise “Shqiperia e Re”. Ata e denuan njezeri ate. Shume i shqetesuar ishte edhe nje deputet, i cili vetem pak dite me pare iu drejtua plot edukate kolegut te tij opozitar, ne parlament: Shko mor ti, legen!
Sa fjale e bukur “legen”! Rrezaton kulture, etike, edukate e miresjellje.
Por ne fund te fundit nje ministri apo nje deputeti edhe i falet te jete pa edukate, por nje protestuesi, kurre.
Protetuesit nuk duhet te mesojne nga deputetet. Ka shume fjale si “Hajdut, maskara, legen, palaco, i pa f’tyre, bir kurve, mashtrues, falsifikator, llapaqen, genjeshtar, handikapat…” qe mund te perdoren pa problem nga politikanet. Pasi deputetet dhe qeveria nuk kane asnje pergjegjesi para qytetareve te ndershem dhe te edukuar.
Por protesta nuk eshte parlamenti, ajo duhet te rrezatoje kulture, duhet te jete model qytetarie, te tregoje pergjegjesi e pergjegjshmeri, duhet te ngjalle frymezim.
Ndaj duhet te vendosen rregulla.
Si mund t’i thuash nje ministri qe je hajdut, pa e pyetur me pare nese ai pranon apo jo qe t’i thuash kete?
Duhet etike ne komunikim. Psh, mund t’i drejtoheni keshtu: Zoti minister, Zoti deputet, a mund t’ju themi qe ju jeni i korruptuar? Nese ai nuk pranon, nuk mund t’i thuash.
Madje, mendoj se cdo protestues duhet te dorezoje tek “komisioni i etikes se protestes” diplomen dhe mundesisht, ata qe flasin te kene se paku Master.
Ku do te shkoni keshtu sic e keni nisur?
Do e beni si ne Bruksel dhe Paris, ku turmat e injoranteve mbushen zyrat e ministrive me bajga? (Bajga eshte simite ngjyre jeshile, shume e erret, nuk eshte m… i lopes).
Beni kthese nese keni ndermend te vazhdoni aksionin politik.
Dhe mos harroni, perdorni parfum dhe antidjerse, se nuk jeni deputete.
Burimi/Facebook


Leave a Reply