Ishte viti 1987.
Ne ate kohe me kishin transferuar nga Teatri i Operas si pedagog ne Istitutin e Arteve ne degen e kantos.
Ka qene nji traume per mua. Doja te kendoja e nuk isha akoma i formuar per te dhene mesim.
Sidoqofte ishte marre vendimi. Un shkova tek Ministri i Arsimit i asaj kohe dhe argumentova arsyen e shqetesimit tim. Ai me tha qe duhet te isha krenar qe me besohej nji detyre e tille etj etj.
Per ne shkodranet ishte normale te merrnim trenin ne fund te javes per te ardhur ne Shkoder e pastaj diten e hane ne mengjez te gjith ishim ne fakultetet perkatese ngaqe treni nisej heret per ne Tirane.
Ja pra nji nga keto ditet ne mengjez ne stacionin e trenit ne Tirane isha vetem dhe prisja te vinte treni. Pak ma larg shoh nji burre te gjate me nji pardesy dhe me nji cante ne dore. Ne fillim nuk i dhashe randesi por me terhoqi vemendjen figura e tij.
I thashe vetes: A thu eshte ai?
Me kishin folur per te shum e shum here duke ma pershkruar portretin: eshte nji burre i gjate i hijshem me tipare burrerore, me sy blu dhe nji hunde pak si me kurriz, floket te ngritura lart etj etj.
Fillova ta shoh me sy tjeter. Iu afrova por nuk kisha guxim ti flisja.
Kur arrinte treni , turma qe priste per tu nisur ne platformen e stacionit, versulej mbi dritaret e trenit si perbindesha bile duke u kacavarur per te zene nji vend. Pjesa ma e madhe kerkonte te hapnin xhamin dhe vendosnin nga jashte canten mbi tavoline dhe vendi ishte i zene.
Ngaqe ky ritual ishte i njajte per te gjithe , un mendova ti rri afer ketij personi qe t’ja degjoja zanin kur te fliste. Me kishin than qe kishte nji za te thelle basi dhe me dialekt verior te theksuar.
Mjerisht zhurma e madhe qe u krijua mbuloj cdo gja dhe kjo tentative me shkoj kot.
Sidokjofte mendova te rri ne nji vagon me te. Ai hyri nga njera ane e vagonit dhe un hyra nga ana e kundert. U takuam perball.
Po vendoste canten siper mbi vendin e tij dhe po hiqte pardesyne. Iu afrova dhe e pashe ne sy. Ai mi nguli syte sikur te thoshte: ky c’ka ka me mu. Po dridhesha edhe un por njiheresh mora guximin ti them:
-Profesori?
-Po djal- me thote- po ti kush je?
-Un jam Lufi- i thashe.
Ai u shkreh, nderroj ftyre , u zbut e duke buzeqesh me thote:
-Po hajde mor Frano, ku je mor djal?
I dhashe doren, tokem krenat dhe zuna vend perballe tij.
Rruga mu duk shum ma e shkurte se here te tjera. Biseduam shum gjate, mbi 4 ore, aq ishte udhetimi.
Me tregoj se emrin tim e kishte degjuar nga prof. Tonin Harapi qe i kishte folur per mu.
Mbasi i tregova qe isha i trishtuar qe po shkoja ne Istitutin e Arteve ai me bani propozimin:
-Nese desheron hajde tek un e punojme bashke. Ate c’ka bajm ti shkon e ja trasmeton studentave tuaj. Duhet te jesh me te vertet me fat se nuk je i detyruar te kendosh ne teater . Nese do studiojme bashke deri sa te konsolidohet teknika vokale ti nuk kendon askund e nuk kane shans te dalin reflekset e vjetra-
Me la me mendje te ngritur.
Ai po vinte ne Shkoder per te ndihmuar kunatat qe nderronin shtepine e keshtu te nesermen un isha duke mbajt rafta, krevate, kuti etj ,per t’ju gjet afer atij, meqe mosha nuk i lejonte sforcime.
Me tu kthyer ne Tirane filloj aventura ime e re me Prof. Luke Kacaj.
F.L
…e di qe dikush tesh po me shan masi nuk e shkrojta ne dialektin shkodran. Randesi ka qe Luka ka me me fal.
Burimi/Facebook


Leave a Reply