Pavarësisht se mediat e qeverisë e përdorin tani si kauzë për të fshehur falimentin moral të kësaj qeverie, dhe pavarësisht faktit që një pjesë e madhe e atyre grupeve janë pjella të PS-se në mënyrë direkte apo indirekte, të paktën në dukje kompleksi PS-PD po flet për infiltrimin e radikalëve marksistë në protesta dhe për sponsorizuesit e tyre në Moskë, Teheran apo edhe disa qytete të Evropës. Nuk kanë zgjidhje tjetër në këtë pikë.
Shqipëria ka nevojë për alternativë të vërtetë, jo për revolucionarë marksistë që promovojnë teza që, kudo janë provuar, kanë përfunduar njëlloj.
Si ato klasike marksiste, ashtu edhe këto të rejat me ekonomi të gjelbër, eliminim të kufijve dhe mosburgosje të njerëzve për krime të rënda, se, me demek, burgjet nuk i zgjidhin problemet shoqërore që çojnë në kriminalitet.
E majta radikale (marksiste, neomarksiste, woke, postmoderniste, anarkiste, jeshiliste etj.) duhet mposhtur. Ashtu siç duhet bërë copë e çikë edhe e djathta ekstreme (sovranistët, rusistët, ekstremistët anti-emigracion etj.).
Burimi/Facebook


Leave a Reply