Jo se nuk e kam pas sepse disiplina asht thelbsore për mu por aktualisht duhet me u tejkalu pikrisht n’kyt sistem për mi mbijetu.
Unë s’pres dashni prej kërkujt ma, e du vedin fort, jam vet dashnia. E kam dasht gjithmon ashtu si kam dasht Zotin e njerzimin por tash në nji mnyrë tjetër. Kushdo qoft njeriu, I afërm apo I largët e du n’distancë e ja du vetëm t’mirën sigurisht.
Dinamikat e mardhanjeve njerzore I vendosi unë. Nuk lejoj kontroll emocional, paqartsi, shaka pa krypë, muhabete boshe. E vëzhgoj vedin në sjellje me tjert që mos me lëndu, dhe po ashtu tjetrin nase ndaj kohë sado pak se çfarë vlere të shtume ofron.
Kam lanë punën si edukatore profesionale në bashki të Lausanes për me dal në aktivitet t’pavarun sepse asht e pamujtun për mu me kenë pjesë e sistemeve ku femna nuk vlersohet n’vleren e saj. Nuk punoj ma per asnji “patron”, institucion cilido qoftë ku merrem për e mirqenë e nuk vlersohem.
E di që n’projektin tem s’jam e mbështetun sepse kshtu ka ndodh gjysën e jetës teme por s’du me ja dit ma, ka kohë që e pregatis n’heshtje. Edhe po dështova jam e pregatitun.
Kam rifillu aktivitetin fizik që s’kisha kohë me e ba kur isha e xanun tu prit me kenë e dukshme për rrethin, duke i dhanë prioritet shëndetit, shkurt vedit.
Baj nji ore ushtrime n’kushte shpiet sido qe t’ndihem, e lodhun, e demotivume, apo me gjendjet e perimenopauzës, duke marr parasysh se jetojmë në nji sistem i bamun prej “burrash”, e shoqnia nuk i njeh kto “punt e grave”.
Vazhdoj me këndu si bilbili n’pyll pa ma ndi a mi pelqejn kangt, zanin.
Po ndalem ktu sot me shpresen se kam frymzu qoftë edhe nji njiri që prin drejt mirqenies, sepse me transmetu për mu asht e randsishme dhe mision.
Burimi/Facebook


Leave a Reply