Para do kohësh dhurova n’Arkiven e Shtetit n’Tiranë nje Album Historik që përmbante tri pllaka gramafoni, me shumë vlerë për shqiptarët, mbasi n’pllaken e parë ndigjohej ZANI ORIGJINAL I ALEKSANDËR MOISIUT, në nji monolog të famshëm nga Goethe.
E pata ble n’Vjenë n’një treg antikuaresh, shumë shtrejtë, qe t’ishte pjesë e koleksionit tem privat per Moisiun, por qi me kalimin e kohës arsyetova me e ba të prekëshme ktë “pasuni” për të gjithë shqiptarët, tuj e dhurue në Institucionin ma të randësishëm të Republikës.
Kte status nuk po e vendosë per klikime, por me tregue se: kur bana dhurimin nuk mu tha as FALEMINDERES.
Mbas knaqësisë që pata se i shërbeva kulturës shqiptare, kuptova se mosmirnjohja (fatkeqësisht) asht zakon i dhjere i shumë institucioneve e shumë shqiptarëve.
Për “faleminderës”, mu dha nji vertetim që bana ktë dhurim


Burimi/Facebook


Leave a Reply