Sot shënohen 148 vjet nga Traktati i Berlinit, i hartuar nga Fuqitë e Mëdha të kohës: Gjermania, Britania e Madhe, Austro-Hungaria, Rusia, Franca, Italia dhe Perandoria Osmane. Ky traktat solli vendime që prekën drejtpërdrejt fatin e trojeve shqiptare.
Vendimet e Kongresit të Berlinit ua morën shqiptarëve një pjesë të konsiderueshme të trojeve të banuara prej tyre dhe ia dhanë shteteve fqinje, pa marrë parasysh vullnetin e popullsisë vendase.
135 vjet pas Traktatit të Berlinit (1878), historia, sipas shumë kritikëve, u përsërit në vitin 2013 me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas meje, 135 vjet më pas ndodhi edhe “traktati i dytë”, i nënshkruar nga dy “superfuqi” të tjera politike: njëra nga Broja e Drenicës dhe tjetra nga Prapashtica e Gollakut.
Sipas asaj që ka ndodhur, “superfuqitë” e dy fshatrave në fjalë, së bashku me komandantët e tyre supremë, bënë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, të cilat u nënshkruan në tryezën e Brukselit.
Për shkëputjen e një pjese vitale të territorit dardan, përfshirë veriun e Mitrovicës me Trepçën dhe Ujmanin, si dhe katër komunat e veriut dhe gjashtë komunat e jugut, duke ia vënë emrin “Zajednicë” me kompetenca ekzekutive.
“Superfuqitë” në fjalë, përveçse i nënshkruan dy herë marrëveshjet, i detyruan edhe deputetët që t’i ratifikonin ato me votat e deputetëve që, sipas kritikëve, vepruan kundër interesave kombëtare në parlament.
Kjo që ka ndodhur përbën, sipas mendimit tim, lëshime të rënda në dëm të shtetit të Kosovës dhe, për shumë kritikë, cilësohet si një çështje e rëndë kombëtare.
Për këtë arsye, shumë shqiptarë i konsiderojnë ato marrëveshje si akte të rënda politike, të cilat, sipas tyre, cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Për t’iu përgjigjur vendimeve të Kongresit të Berlinit, ndodhi themelimi i Lidhjes së Prizrenit.
Për t’iu përgjigjur këtyre zhvillimeve, të 2013 erdhi Albin Kurti e, shtriu sovranitetin e Kosovës cep më cep.
Nëse Kurti do ta mbajë sovranitetin, këtë nuk e di. Arsyeja pse nuk e di është se kësaj here përballet me kundërshtime të mëdha: Rusinë, Kinën dhe Serbinë, së bashku me faktorë të tjerë politikë brenda vendit, përfshirë edhe figurat e përmendura më lart.
Kosova ka nevojë për udhëheqës që mbrojnë interesin kombëtar, sovranitetin dhe integritetin territorial, e jo për politika që, rrezikojnë të ardhmen e vendit.





Burimi/Facebook


Leave a Reply