
Duke ndjekur folësit në tribunën e Protestës
Lutem për ty, kombi im
Ani se diellin duan të ma fshehin retë.
Ani se shumë herë pemët mbeten pa vjelë.
Ani se fushat nuk kanë bujq për të mbjellë.
Ani se odat duan mentarë të tjerë në tryezë.
Lutem për ty, kombi im…
Me vargun që brishtëzohet në qiejt e hirnosur.
Me dritën që shpesh mungon mes sofrës.
Me lotë që pikojnë qerpikëve të lodhur.
Lutem për ty, kombi im.
Për netët ku jastëku ndahet te shtrati.
Për djersën që rrjedh si përrua te balli.
Për hapin e hedhur në tokën e çarë.
Për bukën e furrës më dysh e ndarë.
Lutem për ty, kombi im.
E s’më mjafton jehona e këmbanave.
E s’më mjaftojnë thirrjet e ezanëve.
As sytë e uritur për libra të fëmijëve.
As urimet e nënave në pragjet me bekime…
Lutem për ty, kombi im.
Me sytë nga Otrantoja ku çelin lulet e hedhura.
Me duhma tërmeti që hapin plagë në zemra.
Me tribunat ku zbukurohet fjala.
Po jo me librat e mbushura dingaz me përralla.
Lutem për ty, kombi im.
Për netët ku sytë janë të përgjumur.
Për traun e fundit që ka mbetur pa u shkulur.
Për ngrohtësinë e syve në përcjellje agimi.
Për petalimin që bën të riçelë trëndafili.
Lutem për ty, kombi im
Lutem…
Burimi/Facebook


Leave a Reply