Paunoviq, e cila deklaron se në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për drejtësi. Spastrimi etnik ndaj shqiptarëve nuk është opinion, por është dokumentuar nga gjykimet ndërkombëtare dhe mijëra familje ende kërkojnë më të dashurit e zhdukur.
Por njëkohësisht, edhe institucionet e Kosovës duhet të japin përgjigje për standardet që zbatojnë. Si është e mundur që ndahen 156 mijë euro nga KQZ-ja për një subjekt politik që nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa në Graçanicë vazhdojnë të lëshohen dokumente me vulën “Republika e Serbisë”? Nëse flitet për sovranitet, ai duhet të zbatohet njësoj në çdo cep të Kosovës, jo vetëm në deklarata e slogane.
Shteti nuk mbrohet me marketing politik, por me ligj, me institucione dhe me veprime të barabarta për të gjithë. Vetëm kështu u jepet përgjigjja më e fortë atyre që ende mohojnë shtetin e Kosovës.
A.SH.


Burimi/Facebook


Leave a Reply